Zjarri në Finiq dhe Dropull, Dule: Politikë kundër minoritetit grek?

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule lëshon akuza ndaj qeverisë për situatën e zjarreve në Finiq dhe Dropull.

Dule thotë se prej një jave Bashkitë Dropull dhe Finiq janë në mëshirën e zjarreve, ndërsa ka ndërprerje të energjisë dhe uji është me pikatore.

Por Dule në statusin e tij ngre pyetjen nëse situata është thjesht pasojë e mungesës së kapaciteteve, apo janë politika të mbrapshta të menduara ndaj pjesëtarëve të minoritetit këto ditë festash?

Prej një jave Bashkitë Dropull dhe Finiq në meshirën e zjarreve. Ndërprerjet e energjisë elektrike shumëorëshe. Uji i pijshëm me pikatore.

Thjesht pasojë e mungesës totale kapacitetesh, apo politika të mprapshta të mirëmenduara ndaj pjesëtarëve të minoritetit këto ditë festash?” thotë Dule.

Në Dropull dhe në Finiq vijojnë zjarret prej disa ditësh, ndërsa herë pas herë shuhen, por ka pasur sërish riaktivizime.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne