Zjarri në servisin në Elbasan, policia: U dogjën dy makina, në flakë dhe magazina

Policia e Elbasanit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me zjarrin që ndodhi sot në një servis makinash. Ngjarja ndodhi rreth orës 7 në aksin rrugor Elbasan- Metarlugji, në fshatin Katundi i Ri. Burime zyrtare thanë se zjarri ka rënë zjarr në një pikë servisi në pronësi të shtetasit Klodian B, banues në Elbasan.

Si pasojë e flakëve të zjarrit po digjet një magazinë me pjesë këmbimi si dhe dy mjete të cilat kanë qenë të parkuara brenda ambienteve të këtij servisi.

Mësohet se dëme në njerëz nuk ka. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe të Zjarrfikëses dhe po punohet per fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Bw

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne