“Zona e sigurtë në veri të Sirisë do të mundësojë kthimin e 2 milionë sirianëve”

Zv/presidenti i Turqisë, Fuat Oktay, tha se zona e sigurtë në veri të Sirisë do të mundësojë kthimin e rreth 2 milionë refugjatëve sirianë në shtëpitë e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në Universitetin “Yildiz Teknik” në Stamboll, Oktay tha se Turqia ka pastruar 65 vendbanime nga terroristët, përfshirë qendrat e qyteteve Ras al Ayn dhe Tel Abyad.

Oktay theksoi se shteti i tij për popullin sirian në zonën e sigurtë mundëson të gjitha nevojat elementare, të tilla si shëndetësi, arsim, strehim, rrugë, energji elektrike dhe ujë, pa bërë ndonjë diskriminim dhe pa pasur pritje që diçka do t’i kthehet.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Më 17 tetor, Turqia u pajtua të pauzojë operacionin në lindje të Eufratit në Siri për 120 orë për të mundësuar tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e sigurtë e planifikuar./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne