Bota

Zotimet e znj. Mogherini për të mbështetur myslimanët Rohingia

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian theksoi nevojën për mbështetjen e myslimanëve e Rohingia në Mianmar.

Federika Mogherini ka thënë: Donacionet janë të nevojshme për të lejuar kthimin e përhershëm të refugjatëve Rohingia që kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Mianmar. Moghrini shtoi se Bashkimi Evropian do të ndihmojë në sigurimin e mundësisë së kthimit vullnetar të refugjatëve nga Bangladeshi në Mianmar. Bashkimi Evropian gjithashtu tha se është bërë e mundur qasja e organizatave humanitare në shtetin Rakhine, nga i cili kanë ikur rreth gjysmë milioni njerëz në Bangladesh. Muslimanët Rohingan që jetojnë në shtetin Rakhine në perëndim të Mianmarit që nga viti 2012 kanë qenë objektiva të sulmeve  të budistëve radikalë dhe forcave të ushtrisë së Mianmarit./ PT