Bota

Zotohet Netanyahu, nëse rizgjidhem do të aneksoj Luginën Jordan në Bregun Perëndimor

JERUSALEM – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu bëri një premtim tejet të diskutueshëm të martën mbi aneksimin Luginës Jordan në Bregun Perëndimor të pushtuar nëse fiton zgjedhjet e 17 shtatorit.

“Ka një vend ku ne mund të zbatojmë sovranitetin e Izraelit menjëherë pas zgjedhjeve,” tha Netanyahu në një fjalim televiziv.

“Nëse marr nga ju, qytetarët e Izraelit, një mandat të qartë për ta bërë këtë … sot unë njoftoj qëllimin tim për të aplikuar me formimin e qeverisë tjetër sovranitetin izraelit mbi Luginën Jordan dhe Detin e Vdekur verior./voa/gazetaimpakt

OPINIONE