Zv.kryeministrja e Serbisë: Ta zgjidhim tani çështjen e Kosovës, mos t’ua lëmë si gur në qafë fëmijëve

Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviç ka deklaruar thënë se çështjen e Kosovës duhet shikuar realisht pa mite, legjenda dhe rrahagjoks patriotik: “Duhet të shohim se ku jemi, çfarë fqinjësie kemi, sa jemi të fortë, cilat janë dobësitë dhe kërcënimet tona dhe në bazë të një pasqyre reale të shohim zgjidhjet e mundshme”, tha Mihajloviç, njofton Beta.

Ajo ka vlerësuar se dialogu për Kosovën do të duhej të tregojë nëse gjenerata e tanishme e politikanëve është e aftë të gjejë zgjidhjen e këtij problemi, përcjell Telegrafi.

“Ose do të fillojmë me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ose do të veprojmë si ata para nesh dhe këtë problem t’ua lëmë si gur në qafë fëmijëve tanë”, tha Mihajloviç. Ajo tha se propozimi i presidentit Vuçiç për dialog për Kosovën ka treguar se opozita nuk ka kurrfarë propozimesh për çështjen e Kosovës dhe këtë po e sheh jo vetëm Serbia, por edhe Evropa dhe gjithë bota.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne