Zv/ministri i Jashtëm turk përgënjeshtron pretendimet e medias amerikane për S-400

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Javuz Selim Këran (Yavuz Selim Kıran) përgënjeshtroi pretendimet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) i kanë njohur kohë Turqisë deri në fillim të muajit të ardhshëm në lidhje me blerjen nga Rusia të sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400.

Në takimin me përfaqësuesit e mediave turke Javuz Selim Këran i bëri një vlerësim kontakteve të realizuara gjatë vizitës në ShBA.

Këran, i cili vlerësoi miratimin e projektrezolutës në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve kundër blerjes nga Rusia të sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400, tha se “Me këtë projektrezolutë me keqardhje vërejmë se çështja e sistemeve S-400 është duke u diskutuar në mjedise të ndryshme të ShBA-së”.

Duke vënë në dukje se 6 anëtarëve të Kongresit amerikan u kanë shpjeguar se ShBA-ja nuk u përgjigj ndaj nevojave të Turqisë për sistemet e mbrojtjes ajrore dhe për sfondin e procesit të përshtatshmërisë në blerjen e sistemeve S-400 dhe se kjo blerje nuk do të ndikojë në marrëdhëniet strategjike me Uashingtonin (Washington), zëvendësministri i Jashtëm, Këran tha: “Ne gjithashtu dëshmuam se senatorët dhe kongresmenët ishin të befasuar nga korniza e sfondit të përshtatshmërisë dhe gjetëm se ata nuk kishin dijeni për këtë sfond”.

Këran gjithashtu vuri në dukje se Turqia gjatë procesit të blerjes ka marrë parasysh edhe sensibilitetin e ShBA-së për çështjen e S-400-ve dhe se udhëheqja amerikane ende nuk është përgjigjur në lidhje me propozimin e Turqisë për formimin e një grupi teknik të punës.

Në përgjigje të një pyetje në lidhje me pretendime që zënë vend në median amerikane se ShBA-ja i ka njohur kohë Turqisë deri në fillim të qershorit për të vendosur për sistemet S-400, Këran tha: “Ne ende nuk kemi pranuar në mënyrë zyrtare një gjë të tillë”.

Ai gjithashtu shtoi se Turqia për çështjen e S-400-ve aktualisht mban qëndrim të njëjtë dhe se kjo tanimë është një marrëveshje e përfunduar, ndërsa bëri të ditur se është filluar edhe me trajnimet e ekspertëve përkatës./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne