Zv. Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Turqisë vizitë në Shkodër

Zv. Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Turqisë, Ahmet Baha Öğütken në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri, vizitoi institutin turk “Yunus Emre” Shkodër.
Zv. Ministrit të Shëndetësisë dhe delegacionit të tij shoqërues, iu dha informacion mbi institutin dhe aktivitetet e zhvilluara. Pas bashkëbisedimit me nxënësit e kursit të turqishtes, u largua nga qendra kulturore, duke shprehur kënaqësinë që ndjeu nga veprimtaritë e realizuara në institutin “Yunus Emre”.

Kujtojmë se vizita zv. Ministrit i Shëndetësisë së Republikës së Turqisë vjen në kuadër të ndihmës së qeverisë turke për shëndetësinë shqiptare, konkretisht sjelljen në Shqipëri, para pak ditëve automjetin “Ambulanca Rozë – Skanues Kanceri”, që ka ofruar për disa ditë shërbim pa pagesë për shtetaset femra për të kryer vizitat, për kancerin e gjirit dhe kancerin e qafës së mitrës (mamografi dhe paptest)./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne