Zv/presidenti i OÇP-së: Rezistenca jonë varet nga mbështetja e botës arabe

Zëvendëspresidenti i Organizatës Çlirimtare të Palestinës (OÇP ose PLO), Mahmoud al-Aloul, deklaroi të hënën se kanë nevojë për mbështetjen, që do të japë bota arabe.

Në një intervistë për televizionin shtetëror palestinez, Aloul theksoi se qeveria palestineze do të marrë një sërë masash për të mbrojtur Jerusalemin.

“Forca jonë e qëndrueshmërisë varet nga mbështetja e botës arabe për rezistencën tonë”, tha ai duke nënvizuar se reagimi i Palestinës kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë i fuqishëm.

Numri 2 i OÇP-së dha informacione në lidhje me masat, që do të merren ndaj vendimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Disa nga këto masa – theksoi ai – janë adresimi i çështjes në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuar dhe Gjykatën Ndërkombëtare Penale, si dhe përpjekjet që çështja e Palestinës të përfshihet në listën e prioriteteve të OKB-së.

Mahmoud al-Aloul potencoi gjithashtu se qeveria e Palestinës do të rishikojë marrëdhëniet e saj me Izraelin dhe se do të vazhdojë përpjekjet për realizimin e pajtimit palestinez./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne