Zvicera dhe Franca rivendosje vizash për shqiptarët?!

Nga Gjergji Thanasi

 

ZVICRA

Pas 6 vjetësh rilindje bëmat dhe gjëmat e shqiptarëve të ngratë në Holandë e detyruan klasën politike holandeze të votonte masivisht në parlament për rikthimin e vizave për shqiptarët. Fatkeqësisht Holanda nuk është më përjashtim, por një shembull për t’u ndjekur nga vendet e tjera të BE-së madje të të gjithë hapsirës Shengen.

Krimi i rrugës dhe krimi i organizuar shqiptar me referentë në politikë deri në nivel ministri të brendshëm (2 copë rradhazi) e deri te familja biologjike e kryeministrit dhe kryerilindasit Edvin është shndërrua në kërcënim edhe për Zvicrën. Tashmë ligjvënësit zviceranë po ndërmarrin hapa ligjore për të ndjekur shembullin e Holandës në rivendosjen e vizave për shtetasit shqiptarë. Lorenzo Quadri deputet në Parlamentin Federal Zviceran (Zvicera italiane, Kantoni Ticino) së bashku me kolegen e vet Roberta Pantani kanë bërë kërkesë me shkrim për interpelancë me temë: Rivendosja e vizave për shtetasit shqiptarë për shkak të rritjes së veprimtarisë antiligjore dhe kriminale të këtyre shtetsave në territorin federal (të Zvicrës). Dy ligjëvënësit zviceranë në kërkesën e tyre për interpelancë kanë pyetur kolegët e parlamentit (Consiglio Federale), nëse Zvicera e përkrah kërkesën holandeze për rivendosje të vizave për shqiptarët apo jo? Për më shumë lexuesit mund të konsultojnë shkrimet në 2 linket e mëposhtme:

https://www.ticinonews.ch/svizzera/484746/la-svizzera-reintroduca-il-visto-per-i-cittadini-albanesi

dhe https://www.tio.ch/svizzera/politica/1374528/l-olanda-vuole-reintrodurre-il-visto-per-gli-albanesi-e-la-svizzera

FRANCA

Për shkak të rritjes me hapa galopante të numrit të shqiptarëve, që kërkojnë azil në Francë, në mediat franceze po rriten thirrjet e politikanëve francezë për të rivendosur vizat për shqiptarët. Bëhet fjalë jo vetëm për media periferike por edhe për ato prestigjoze si psh. Gazeta LE Figaro. Për 4 muajt e parë të vitit 2019 krahasuar me 4 muajt  e parë të vitit 2018 kemi një rritje astronomike të kërkesave të shqiptarëve për azil në Francë. Nga 231 kërkesa ka shkuar në 3068 kërkesa. Për më shumë në linkun: https://www.valeursactuelles.com/societe/le-nombre-de-demandeurs-dasile-explose-en-2019-107937

Për Francën shqiptarët janë bërë problematikë jo vetëm si azilkërkues, por edhe se e përdorin territorin francez si trampolinë për të shkuar ilegalisht në Angli, SHBA dhe Kanada. Një shqetësim tjetër për opinionin publik dhe politikanët francezë është rritja e veprimtarisë keqbërëse të kriminalitetit ordiner shqiptar në Francë. Është rritur kërcënueshëm pjesëmarrja e shqiptarëve në vjedhje, grabitje, shitje droge me pakicë, rrahje e plagosje në vende publike etj. Për më shumë mund të konsultohet shkrimi në linkun: https://www.ouest-france.fr/normandie/cherbourg-en-cotentin-50100/cherbourg-en-cotentin-serie-de-cambriolages-elucidee-dans-la-manche-6394311

Bandat e strukturuara kriminale shqiptare me mbështetje politike në atdheun e tyre kanë rritur veprimtarinë në sektorë të tillë të krimit të organizuar si importi me kuintalë cdo rrugë të kokainës nga Amerika Latine ( sidomos nga Brazili dhe Ekuadori), importi me tonelata të kanabisit si edhe importi i heroinës afgane (tranzit nga Porti i Durrësit) me disa dhjetra kile cdo korrier. Alarmues është fakti që kriminaliteti shqiptar të paktën në tre raste ka furnizuar terroristët islamikë me veprimtari në territorin francez me armë, municione dhe lëndë plasëse. Armët e përdorura në aktin terrorist në Nicë gjatë festimeve te 14 korrikut, Festës Kombëtare të Francës për koincidencë kishin kaluar nga Porti i Durrëist me një korriere shqiptare, e cila më parë kishte bërë burg në itali si “passeur”, dmth për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, futje klandestinësh nga Italia në Francë.

Nuk është cudi që deri për Vit të Ri Zvicera dhe Franca t’u bëjnë shqiptarëve nga një dhuratë të hidhur: Rivendosjen e vizave!

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne