Zvicra mbron neonazistët kurse muslimanët i etiketon si terroristë

Ndërkohë që Zvicra fokusohet tek i ashtuquajturi terrorizëm islamik, ndalon hixhabin dhe ndërtimin e minareve, bën një sy qorr ndaj qindra ekstremistëve të armatosur dhe të dhunshëm të krahut të djathtë.

Sipas një raporti të zvicerianes Blick në gjuhën gjermane, strukturat terroriste neo-naziste në vend nuk lejohen të monitorohen nga shërbimet e inteligjencës, pasi Zvicra tërësisht e hedh poshtë idenë se ekstremistët e krahut të djathtë mund të jenë terroristë.

“Ksenofobët zviceranë janë të armatosur, të dhunshëm dhe ndryshe nga islamistët nuk janë në fokusin e autoriteteve. Për më tepër, Shërbimi Informativ Federal (NDB) është i ndaluar me ligj që të monitorojë ekstremistët e krahut të djathtë. ”

Më shumë se 50 muslimanë u vranë brutalisht në 15 mars në dy xhami në Christchurch të Zelandës së Re nga një person i armatosur, i cili publikoi në mediat sociale një manifest të mbushur me urrejtje.

Në një postim tronditës në Facebook, udhëheqësi i Partisë Kombëtare Orienteerter Schweizer (Pnos), me bazë në Basel, shkroi: “Nëse do të kishim qenë pak më shumë si ai, do të kishim fituar dhe do i kishim shpëtuar njerëzit tanë”, një vlerësim i hapur për terroristin e Zelandë së Re./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne