Zv/kryeministri Çavuşoğlu thirrje Izraelit të heqë bllokadën ndaj Al-Aksës

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Hakan Çavuşoğlu tha se ndalesat për hyrje në xhaminë Al-Aksa, sidomos pamundësia për të falur namazin e xhumasë tregon nevojën që të gjitha shtetet e botës islame t’i vënë duart në kokë dhe të mendojnë edhe njëherë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ndalesat për hyrje në xhaminë Al-Aksa që është e shenjtë për ne, sidomos pamundësia për të falur namazin e xhumasë, tregon nevojën që të gjitha shtetet e botës islame t’i vënë dy duart në kokë dhe të mendojnë edhe një herë. Kjo në të vërtetë është problemi i botës islame dhe problem i yni”, tha Çavuşoğlu.

Gjatë fjalimit të tij në Zyrën e guvernatorin të Bursas, Zv/kryeministri Çavuşoğlu tha se do të vazhdojë punën e tij për zhvillimin dhe fuqizimin e këtij qyteti si dhe për rritjen e paqes dhe të prosperitetit të qytetarëve të këtij vendi.

“Jemi nën sulme intensive”

Zv/kryeministi i ri i Turqisë Çavuşoğlu tha se me marrjen e detyrës do të vazhdojë punën e paraardhësve të tij.

“Ne jemi nën sulme shumë intensive kundër demokracisë, vullnetit popullor, madje edhe sovranitetit. Gjatë kësaj periudhe ne nuk po marrim përkrahjen e duhur nga miqtë tanë me të cilët e ndajmë të ardhmen e botës në të njëjtën tryezë. Madje, po përballemi me qëndrime të ndryshme. Ne në qoftë se jemi të fuqishëm me popullin tonë, do t’i kapërcejmë të gjitha këto duke punuar me vlerat tona të civilizimit. Arritjet e Turqisë duke filluar nga vlerat dhe standardet e vizionit të vitit 2023, pastaj edhe bashkimi me vizionin për 2053-ën dhe 2071-ën janë detyrë e gjithë neve”.

Shkeljet e Izraelit kundër xhamisë Al-Aksa

Lidhur me pyetjen e gazetarit për protestat e organizuara në të gjithë Turqinë kundër shkeljeve të Izraelit ndaj Al-Aksës, Çavuşoğlu tha se: “Al-Aksa është një vend i shenjtë i yni. Është një rajon shumë i ndjeshëm jo vetëm për Turqinë, por edhe për gjithë botën islame”.

“Izraeli për fat të keq me vite po vazhdon që të terrorizojë këtë vend. Së fundmi ndalesat për hyrje në xhaminë Al-Aksa që është e shenjtë për ne, sidomos pamundësia për të falur namazin e xhumasë, tregon nevojën që të gjitha shtetet e botës islame t’i vënë dy duart në kokë dhe të mendojnë edhe një herë. Kjo në të vërtetë është problemi i botës islame dhe problem i yni”, tha ai.

Në vijim Çavuşoğlu tha se “nëse ne i marrim përgjegjësitë tona, nëse e bashkojmë në të njëjtën pikë unitetin, solidaritetin dhe horizontet tona mendoj se mund t’i tejkalojmë këto. Dëshiroj që Izraeli të heqë sa më shpejtë që është e mundur bllokadën ndaj Al-Aksës”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne