Zv/sekretarja amerikane e thesarit: Do të vendosim më shumë sanksione kundër Iranit

Zv/sekretarja amerikane e thesarit për çështjet e terrorizmit dhe për informacionet financiare ka deklaruar se Uashingtoni po mundohet të shtojë sanksionet dhe të vendosë sanksione të reja kundër Iranit.

Amerika për realizimin e këtij qëllimi do të përdorë të gjitha mjetet që ajo disponon ka thënë në fjalën e saj Sigal Mandelker, zv/sekretare e thesarin në Amerikë. Gjatë takimit të Kongresit kushtuar çështjeve financiare, ajo ka akuzuar gardën revolucionare Sepah për akte destruktive në një kohë kur kjo forcë ka luajtur një rol themele në luftën kundër terroristëve të mbështetur nga Uashingtoni në Siri dhe në Irak. Amerika duhet të ndërmarrë më shuma masa kundër gardës revolucionarë Sepah, ka thënë zv/sekretarja amerikane e thesarit. Donald Trump më 13 tetor përsëriti pretendimet e tij kundër kombit iranian dhe pretendoi se Teherani mbështet terrorizmin dhe më pas ai gardën revolucionare Sepah e futi në listën e sanksioneve. Garda revolucionare Sepah me kërkesë zyrtare të qeverive të Irakut dhe Sirisë, ka dhënë ndihmën e saj konsultative në luftën kundër terroristëve, veprim që me padyshim nuk është i pranueshëm nga Donald Trump. Iraku dhe Siria vitet e fundit kanë përjetuar sulmet e grupeve terroriste që mbështeten nga Amerika./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne