Zyra e Netanjahut largon postimin që bënte thirrje për mbështetje të arabëve për ‘luftë me Iranin’

Një cicërimë në twitter e diskutueshme e dërguar nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu u fshi të mërkurën pak pasi që ndezi debat në mediat sociale.
“Ajo që është e rëndësishme për këtë takim dhe nuk sekret, sepse ka shumë te tilla – është se ky është një takim i hapur me përfaqësuesit e vendeve kryesore arabe, që janë ulur së bashku me Izraelin, për të çuar përpara interesin e përbashkët te luftës me Iranin “, thuhej ne postimin e fshirë në orën 7:15.

Netanyahu shpesh mburret me ngrohjen e kontakteve me udhëheqësit arabë, të cilët shumë rrallë shfaqen në publik me kryeministrin izraelit.
Postimi i zëvendësuar ishte paksa me i butë, duke shkëmbyer fjalët “luftë me Iranin” me “perballje me Iranin”.
Mesazhi u dërgua pasi Netanjahu takoi ministrin e jashtëm të Omanit në një konference për Lindjen e Mesme të sponsorizuar nga SHBA në Varshavë dhe lajmëroi se vendet e tjera arabe që përfaqësoheshin atje ishin të angazhuar me Izraelin.
Omani nuk e njeh formalisht Izraelin. As Arabia Saudite apo Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat ndajnë shqetësimet e Izraelit lidhur me veprimet iraniane në rajon dhe gjithashtu kishin të dërguar në Varshavë.
Netanyahu tha se “shumë” po ndjekin udhëheqjen e Omanit,” dhe, mund të them, duke përfshirë edhe në këtë konferencë”.
Shtetet e Bashkuara shpresojnë se tubimi i Varshavës do të bëjë presion ndaj Iranit, pavarësisht shqetësimeve midis vendeve të mëdha evropiane rreth tensioneve të larta me Teheranin. Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif , duke shpërfillur Netanjahu, e quajti takimin “Cirku i Varshavës” në një postim ne twitter./ dailysabah/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne