Zyrtare/ Koronavirusi ndryshon destinacionin e miqësores, ja ku do të luhet Slloveni-Shqipëri!

Miqësorja e programuar nga Federata Shqiptare e Futbollit kundër Sllovenisë do të zhvillohet më 30 mars po tashmë jo më në Udine, por në Koper të Sllovenisë.

Lajmin e ka zyrtarizuar për mediat e shtetit ballkanik vetë Federata Sllovene e Futbollit (NZS) në një njoftim të sajin:

Nzs

“Kombëtarja sllovene e futbollit do të luajë miqësoren me Kombëtaren shqiptare më 30 mars në Koper dhe jo ne Udine, siç ishte paralajmëruar për shkak të emergjencës në Itali”, raporton NZS në faqen e saj zyrtare.

Ndërkohë FSHF ka njoftuar anulimin e sfidës ndaj San Marinos./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne