Shqiperia

Zyrtare: Shqipëria nuk klasifikohet si një ndër mbështetëset kryesore të SHBA

Pavarsisht fjalëve dhe deklaratave, aop kërkesave teatrale si ajo e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, për vendosje të bazave të SHBA në Shqipëri, vendi ynë nuk klasifikohet si një ndër mbështetësit më të mëdhenj të SHBA. Kjo bëhet e ditur nga një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit që referon anëtarët e OKB-së që kanë votuar më shpesh pro qëndrimeve të SHBA.

Në krye qëndron Izraeli. Kjo është e kuptueshme, por Shqipëria, qeveria e së cilës dekalron se SHBA është partneri kryesor strategjik, nuk hyn as në 10 vendet e para. Konkretisht raporti liston Mikronezinë, Kanadnë, Ishujt Marshall, Australinë, Britaninë e Madhe, Francën, Palaun, Ukrainën dhe Republikën Çeke.

Pasoja imediate e këtij raporti duket se do të jetë ndërprerja e fondeve. Raporti bën pjesë në qasjen e re të SHBA në politikën e jashtem amerikane që kushtëzon ndihmën me votën dhe nuk ofron më mbështetje pavarësisht vendimeve të secilit vend. Pika e kthesës në këtë qëndrim ishte vota për rezolutën për Jeruzalemin që irritoi shumë SHBA. Me atë rast, ambasadorja e SHBA në OKB, Haley deklaroi se “SHBA do të mbajë shënim çdo votë”. Patjetër edhe votën e Shqipërisë, qeveria e të cilës është përpjekur të korrigjojë disi me disa veprime qesharake.