Bota

Zyrtarët amerikanë të inteligjencës u shqetësuan për dërgesat misterioze të Iranit në Siri

Është mësuar se agjencitë e inteligjencës amerikane po hetojnë dërgesat e dyshimta të bëra nëpërmjet udhës ajrore nga Irani në Siri.

Në lajmin e BBC-së, të bazuar në burime në Shtëpinë e Bardhë, u raportua se zyrtarët e inteligjencës amerikane janë të shqetësuar për faktin se Teherani mund të jetë duke dërguar sisteme të armëve që mund të përdoren në të ardhmen nga forcat qeveritare ose njësitë ushtarake iraniane.

Në lajm gjithashtu u vu në dukje se SHBA dhe Izraeli, të cilët ishin të vetëdijshëm për fluturimet, ishin të shqetësuar se këto armë mund të përdoren në të ardhmen me qëllim kërcënimi ndaj Izraelit.

Në lajm u raportua se dërgesat e armëve të bëra në Siri janë një dukuri e zakonshme, por që dërgesat e tanishme vihen në dukje për faktin se ato janë bërë pas sulmit të përbashkët të SHBA-së, Francës dhe Anglisë. CNN gjithashtu theksoi se kohët e fundit, marrëdhëniet midis Iranit dhe Izraelit janë tensionuar edhe më shumë.

Në këtë lajm gjithashtu, u raportua se është zbuluar se aeroplanët e Forcave Ajrore të Sirisë kanë fluturuar në Iran të paktën dy herë brenda kësaj jave dhe se edhe dërgesat e tjera të aeroplanëve të mallrave kanë zgjuar interesimin e zyrtarëve të inteligjencës amerikane.

Burimi : Sputnik News/ ML