Bota

Zyrtarët e lartë të BE bien në kurthin e të rinjve rusë. Zbulohet telefonata që i prishi qetësinë e Juncker dhe Mogherinit

European Commission's President Jean-Claude Juncker (R) speaks with European Union foreign policy chief Federica Mogherini during a debate on the 13 November terrorist attacks in Paris and subsequent police and military operations at the European Parliament in Strasbourg, eastern France, on November 25, 2015. AFP PHOTO/FREDERICK FLORIN / AFP / FREDERICK FLORIN (Photo credit should read FREDERICK FLORIN/AFP/Getty Images)

Kanë rënë në kurth me një telefonatë, presidenti i KE, Jean Claude Juncker dhe shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Kurthin ia kanë ngritur dy djem të njohur rusë, të cilët kanë mashtruar edhe të tjerë personalitete, duke u shtirur si ata që nuk janë.

Në rastin në fjalë, me dy zyrtarët e lartë të BE, janë shtirur si Nikol Pashinyan, kryeministri i sapozgjedhur i Armenisë.

As Juncket dhe as Mogherini nuk kanë kuptuar se po flisnin me Lexus dhe Vonan emrat e artit të Alexei Stolyarov e Vladimir Kuznetsov dhe jo me kryeministrin.

Telefonatat janë bërë në maj, por lajmi është publikuar vetëm së fundi.

Telefonata vjen një ditë para se presidenti Trump të heqë dorë nga pakti bërthamor i Iranit, një lëvizje që kreu i KE e quan një gabim.

“Kjo përbën një shqetësim shumë të madh për ne dhe për mua personalisht, sepse mendoj se Trump ka bërë dje një gabim shumë të madh. Ne si europianë do të respektojmë paktin me Iranin, nuk duam destabilitet në rajon. Irani është fqinji juaj, keni interesa dhe që gjithë rajoni të jetë i qetë ne jemi duke lëvizur në këtë drejtim”- ka thënë ai.

Stolyarov, që hiqet se është Pashinyan, thotë se Armenia po ndeshet me presione të forta nga SHBA dhe kërkon që KE të jetë ndërmjetës.

Juncker përgjigjet: Duhet të vazhdojmë ti shpjegojmë botës se Trump nuk kupton për cfarë bëhet fjalë. Do bëjmë të pamundurën që të kuptojmë më mirë se cfarë po ndodh në Armeni”.

Kur Stolyarov i kujton Rusinë, Juncker shpreh mendimin për mbajtjen e marrëdhënieve të mira me Putin. “Nuk kërkojmë të ndërprisni raportet me Rusinë, e rëndësishme është të fiksoni një takim me Putin. Është miku im personal, kështu që mund të flas me të sa herë që duhet”.

Edhe Federica Mogherini, si Juncker, është shumë e kujdesshme në deklarata e saj dhe nuk lëshon komente negative për Rusinë.

Ajo përgjigjet duke thënë se Armenia mund të ketë besim te BE-ja.

“Ju nuk jetoni në një mjedis të lehtë – thotë kreu i diplomacisë së BE – por ju mund të mbështeteni tek ne, ne jemi një mik për t’u mbështetur. Është e vërtetë se ky është një rajon i vështirë dhe ju jeni përballur me lloje të ndryshme të presioneve dhe sfidave, por unë jam e sigurt se ekziston një mënyrë për të lehtësuar tensionet dhe për të gjetur mënyra bashkëpunimi”.

Ne foto: dy te rinjte ruse Lexus dhe Vonan

OPINIONE