Zyrtarët iranianë dhe turq diskutojnë krijimin e një Këshilli Botëror për Garat Ndërkombëtare të Kur’anit

Një zyrtar iranian i Kur’anit në një vizitë të kohëve të fundit në Turqi ka diskutuar me zyrtarët turq nevojën për krijimin e një Këshilli Botëror për organizimin dhe mbikëqyrjen e Garave Ndërkombëtare të Kur’anit.

Huxhat ul- Islam Sejjid Mustafa Husseini, kreu i Qendrës së Çështjeve Kur’anore të Organizatës së Çështjeve të Fakfit dhe Bamirësisë, udhëtoi për në Turqi muajin e kaluar për Garën e Shtatë Ndërkombëtare të Kur’anit në Turqi.

Ai u ftua në ngjarje nga Drejtoria Turke e Çështjeve Fetare (Diyanet).

Gjatë qëndrimit të tij atje, Huxhat ul -Islam Sejjid Husseini mbajti takime me një numër zyrtarësh, përfshirë Osman Sahinin, kreun e Departamentit për Mbikëqyrjen e Botimit të Kur’anit.

Në një takim me Osman Sahinin, të dy zyrtarët diskutuan nevojën për një Këshill Botëror për Garat Ndërkombëtare të Kur’anit.

Sahini, i cili kishte marrë pjesë më parë në Garën Ndërkombëtare të Kur’anit të Iranit, vlerësoi Iranin për organizimin e garavet.

Edicioni i 7 i Garës Ndërkombëtare Kur’anore të Turqisë u mbajt në Stamboll në fund të majit, ku morën pjesë 128 aktivistë të Kur’anit nga 68 vende në ngjarjen ndërkombëtare.

Ceremonia e mbylljes e ndjekur nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Presidenti i Diyanetit, Ali Erbas, u mbajt më 27 maj 2019.

Burimi : IQNA / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne