Zyrtarët sauditë arrestojnë aktivisten pse kritikoi normalizimin e lidhjeve me Izraelin

Autoritetet saudite kanë arrestuar një aktiviste femër në lidhje me denoncimin e përpjekjeve të regjimit të Riadit, veçanërisht ato të princit të kurorës saudite Muhamed Bin Salman, për të normalizuar marrëdhëniet diplomatike me Izraelin në kurriz të “çështjes palestineze”.

Sipas një raporti të botuar nga gazeta al-Arab e Katarit, forcat saudite arrestuan të enjten Noha al-Balavi për një postim në faqen e saj në Twitter, duke kritikuar një veprim të tillë. Balavi, në video, thotë se marrëdhëniet izraelito-saudite do tu shërbenin vetëm interesave të regjimit të Tel Avivit dhe do të ishin në dëm të kombeve arabe./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne