Zyrtarët sauditë arrestojnë mbi 60 qytetarë që mbështesnin lëvizjen palestineze Hamas

Autoritetet e Arabisë Saudite raportohet se kanë arrestuar më shumë se 60 vetë, duke përfshirë palestinezë dhe sauditë, me akuza për mbështetje të lëvizjes së rezistencës palestineze Hamas.

Gazeta e përditshme libaneze në gjuhën arabe al-Akhbar, duke përmendur burime të njohura që kërkuan anonimitet, njoftoi të hënën se zyrtarët në mbretërinë konservatore kanë kryer një fushatë kundër shtetasve sauditë dhe emigrantëve palestinezë për më shumë se dy muaj, duke arrestuar dhjetra njerëz për afrimitetin e tyre me grupin palestinez.

Raportimi shton se figura më e shquar e të arrestuarve është Dr. Muhammad al-Khudari, i cili përfaqësonte lëvizjen e Hamasit midis viteve 1990 dhe 2003 në Arabinë Saudite.

Sipas anëtarëve të familjes, edhe pse Khudari kishte vite qe kishte lënë pozicionin e tij, ai u arrestua dhe tani “mbahet në paraburgim në kushte të vështira”.

Al-Ahbar raporton se fushata e arrestimeve përkonte me mbylljen dhe kontrollin e rreptë të llogarive bankare dhe me ndalimin e dërgesave të parave nga Arabia Saudite për në Rripin e Gazës.

Me sa duket zyrtarët sauditë i kanë përforcuar akuzat ndaj të arrestuarve me pretendimin se ata “mbështesin një lëvizje terroriste dhe pastrojnë para në mbështetje të terrorizmit dhe ekstremizmit” .

Gjatë dy viteve të fundit, autoritetet saudite kanë deportuar më shumë se 100 palestinezë nga mbretëria, kryesisht me akuza për mbështetje poliktike dhe financiare për lëvizjen e Hamasit dhe përmes rrjeteve sociale.

Regjimi i Rijadit ka imponuar kontrolle të rrepta mbi fondet palestineze në Arabinë Saudite që nga fundi i vitit 2017.

Të gjitha remitancat e emigrantëve palestinezë po kontrollohen fort, duke pasur frikë se këto fonde mund të devijohen në mënyrë indirekte dhe përmes vendeve të tjera të përfundojnë tek Hamasi.

Zyrat e transferimit të parave u kërkojnë palestinezëve të sjellin argumente të forta për konvertimin e valutave dhe nuk lejojnë qe transfertat e parave të kalojë mbi 3,000 dollarë.

Në një kohë kur marrëdhënia mes Arabisë Saudite dhe Hamasit është në nivelin më të keq, një numër familjesh të të paraburgosurve kanë filluar dërgimin e shkresave drejt organeve ligjore për të njohur fatin e të afërmve të tyre.

Më 30 prill, el-Akhbar tha se Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman njoftohet se i ofroi Shefit të Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas 10 miliardë dollarë në këmbim për pranimin e planit të paqes midis izraelitëve dhe palestinezëve të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump, i quajtur ndryshe “marrëveshja e shekullit.”

Gazeta e përditshme libaneze vuri në dukje se Abbas e kishte hedhur poshtë ofertën, duke thënë se mbështetja e marrëveshjes do të ishte “fundi i jetës së tij politike”.

Duke cituar raportime diplomatike të rrjedhura në bazë të bisedave midis dy politikanëve arabë, e përditshmja vuri në dukje se raportet e shkruara nga i dërguari jordanez në Ramallah, Khaled al-Shawabkeh, u bazuan në informacione nga një numër zyrtarësh palestinezë.

Shefi i Autoritetit Palestinez tha se realitetet politike e penguan atë të pranonte të ashtuquajturën plan i paqes, duke theksuar se ai nuk mund të bënte lëshime lidhur me vendbanimet izraelite, “zgjidhjen me dy shtete” dhe Jeruzalemin al-Kuds.

Abbas gjithashtu theksoi se amerikanët nuk do të jepnin ndonjë propozim me shkrim, por do të miratonin një taktikë të ngjashme me Deklaratën e Balfourit të vitit 1917 që çoi në okupimin izraelit të territoreve palestineze.

Më herët këtë muaj, një zyrtar i lartë i Hamasit tha për Press TV se palestinezët do t’i rezistojnë të ashtuquajturës marrëveshje të shekullit të propozuar nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump, dhe nuk do ndalen asnjëherë derisa ta ndërtojnë një “shtet të pavarur palestinez”.

“Si palestinezë, ne nuk do të pranojmë ide të tilla. Ne do të rezistojmë. Askush nuk mund të pranojë shitjen e tokës së tij. Ne nuk do të pranojmë që Jeruzalemi, Kudsi, të jetë kryeqyteti i një shteti tjetër; ai do të jetë kryeqyteti i shtetit palestinez përgjithmonë”, tha kreu i komisionit të marrëdhënieve ndërkombëtare të Hamasit Osama Hamdan më 3 maj./press/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne