Zyrtarizohet vendimi për shkollat, maturantët nisin në 18 maj

Shkollat për maturantët do të hapen nga data 18 maj deri në 5 qershor, tha ministrja e Arsimit Besa Shahini.

Ajo tha se do punohet vetëm për lëndët e maturës shtetërore.

“Hapja e pjesshme do realizohet duke zbatuar rregullat e distancimit social dhe kushtet higjeno-sanitare.

Të gjitha shkollat nuk hapen për shkak të numrit të madh të nxënësve dhe për shkak të tërmetit kemi të dëmtuara e pa mundëson higjenizimin.

Shkollat vetëm për maturantët duke i shpërndarë në të gjitha klasat.
Mësimi nga shtëpia do vazhdojë për të gjithë nxënësit e klasave nga 1 deri 9, do mbyllet dy javë më herët se sa parashikimet që mësuesit të shkojnë në shkolla e të bëjnë mbylljen e vitit e notat.

Shkolla per klasat 1- deri 9 do vazhdoje nga shtepia deri në datën 29 maj.

Vlerësimet përfundimtare do mbyllen në dy javët e para të qershorit, duke u bazuar në notat e mara deri në 9 mars dhe vlerësimet në kushte shtëpie, por nese keto favorizojne nxenesin, jo penalizojne”./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne