108-vjetori i Pavarësisë bashkon krerët e shtetit në Vlorë

108-vjetori i Pavarësisë ka bërë sot bashkë presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, të cilët kanë marrë pjesë në një ceremoni shtetërore të zhvilluar në Vlorë.

Kreu i shtetit dhe kryeministri kanë marrë pjesë në ceremoninë e përvitshme të ngritjes së flamurit kombëtar, ndërkohë që vendosën edhe buqeta me lule në Monumentin e Pavarësisë, në sheshin e Flamurit.

Në një koment të shkurtër për media kryeministri Rama uroi shqiptarët për Ditën e Flamurit, ndërsa përmendi edhe UÇK-në.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne