153 familje nën izolim policor; banori i Shkozës: Elona Gjebrea na vuri në gjumë

Një prej banorëve që do t’i shembet banesa në Shkozë tregoi se policët rethuan të gjithë lagjen në Shkozë duke ndaluar banorët të dalin nga shtëpitë e tyre.
Osman Hysa, përfaqësues i 153 familjeve që preken nga ky projekt foli për sulm dhe ‘dhunë’ të ushtruar nga forcat e policisë. Sipas tij zona ku do të bëhen shembjet është rrethuar nga dhjetëra policisë, ndërsa këta të fundit nuk i lejojnë banorët që të dalin nga banesa.
“Rreth orës 08:00, na befasuan ardhja e madhe e forcave policore. Ishim mbledhur si banorë dhe po prisnim që do të na vinin. Qindra forca policore, të të gjitha strukturave, na shtynë, na detyruan që hynim në shtëpi. S’na njoftuan njeri që të hiqnim plaçkat, por vinë pa kuptuar dhe pa pandehur. Ne nga dita e protestës dhe deri sot kemi pasur kontakt me zonjën Elona Gjebrea, na vuri në gjumë se nuk do të na ndodhte asgjë. Kjo është situatë e paprecedentë, vinë me armë dhe të gjitha. Banorët nuk lejohen që të dalin nga banesa. Policët kanë bllokuar të gjithë banesat dhe nuk të lënë të dalin prej aty. Asnjë nga familjarët nuk ka një letër në dorë për prishjen e objekteve. Na kanë zbarkuar policët në zonë, nëpër pallate, sikur ka ardhur presidenti i SHBA-ve”, tha Hysa për News24.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne