Meta fton partitë për konsultime mbi datën e zgjedhjeve parlamentare të pranverës 2021

Presidenti Ilir Meta, u ka kërkuar përfaqësuesëve të partive politike, të nisin konsultat për të caktuar datën e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në pranverën e vitit 2021.

Me anë të një shkrese dërguar krerëve të grupeve parlamentare të partive, Presidenti Meta u ka kërkuar palëve politike të takohen këtë të premte në Presidencë për të vendosur datën e zgjedhjeve.

Siç mund të shihni në këtë shkresë dërguar kreut të grupit parlamentar të PS-së, theksohet:

“Presidenti i Republikës, fton në takim ditën e premte, ora 11:00 pranë institucionit të Presidentit të Republikës kryetarin e PS, Edi Rama, apo persona të tjerë të autorizuar prej tij”.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne