186 vdekje në 24 orë/ Franca konfirmon 860 viktima dhe 19,856 të infektuar

Autoritetet shëndetësore franceze raportuan 186 vdekje të reja nga koronavirusi të hënën, duke marrë arritur në total 860 viktima ose një rritje prej 28%, kur vendi do hyjë në javën e dytë të bllokimit.

Gjatë një konference për shtyp, Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran shtoi se numri i rasteve ishte rritur në 19,856, që është një rritje me rreth 20% në 24 orë, raporton Reuters.

Veran tha se 2,082 njerëz ishin në një gjendje të rëndë që kishin nevojë për shërbim intensiv, me 19% krahasuar me të dielën, një rritje tjetër në krahasim me tre vitet e fundit zyrtare./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne