22.000 mesues shqiptare do trajnohen qe te spiunojne nxenesit muslimane

Rreth 22 000 mësues të ciklit të ulët dhe atij të mesëm, pritet të trajnohen ne metoda policore ditën e nesërme mbi sjelljet anti-regjim dhe revolucionare në shoqëri, në 2168 shkolla të vendit.

Në trajnim mësuesit do të rrisin njohuritë e tyre se si të identifikojnë shenjat e sjelljeve islamike duke u fokusuar në masat anti muslimane ndaj fëmijëve.

Iniciativa e zhvilluar nga Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, e mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, realizohet në kuadër të zbatimit të Planit të Veprimit të Qeverisë Shqiptare për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, apo me sakte survejimit masiv te muslimaneve dhe xhamive te Shqiperise.

Mësuesit do të trajnohen nga kolegë të tyre të trajnuar më parë. Më herët është kryer trajnimi ne Akademinë e Sigurisë i 52 përfaqësuesve të DAR dhe ZA-ve, të cilët më pas trajnuan 1835 arsimtarë të tjerë nga 1377 shkolla, si dhe vijoi përgatitja e kurrikulës së trajnimit. Kurrikula përmban 13 tema dhe dy video leksione.

Në fund të trajnimit të gjithë mësuesit pjesëmarrës do të plotësojë një pyetësor, gjetjet e të cilit do të shërbejnë për të identifikuar metoda te reja te ketij survejimi masiv.

Në kuadër të strategjisë, me vendim të Këshillit të Ministrave u krijua në 1 Janar 2018, Qendra Koordinuese kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri, e parashikuar në strategjinë kombëtare të masave kundër radikalizmit dhe ekstremizmit e cila drejtohet nga mirditori katolik Sander Lleshi.

Në vitin 2016 Kryeministri emëroi Koordinatorin Kombëtar për Çështjet e Ekstremizmit të Dhunshëm, ish-policin e larguar nga detyra me pare Agron Sojati, për krijimin e mekanizmave të angazhimit të aktorëve të të gjitha niveleve për kete proces masiv survejimi.

Nisma per kete spiunim masiv është inkurajuar edhe nga Ministrja katolike e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, e cila garanton për vëmendje dhe fokus të vazhdueshëm nga ana e qeverisë për survejim masiv te nxënësve shqiptarë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne