Bota

39% e evropianëve punojnë në karrige

Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat) ka publikuar të dhënat lidhur me mënyrat e kryerjes së punës nga qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian (BE) për vitin 2017.

Sipas shifrave të Eurostat-it, 39% e njerëzve në Evropë punojnë të ulur (në karrige) në zyrë edhe automjete, dhe kurse 30% e tyre kanë bërë punë që kërkojnë pak fuqi fizike.

Grupi i atyre që punojnë në këmbë, siç janë mësuesit dhe punonjësit e dyqaneve, përbëjnë 20% të të punësuarve në BE, ndërsa 11% e tyre kanë bërë (në 2017) punë të rënda fizike që kërkojnë forcë, si në: ndërtim, ngarkim-shkarkim dhe punë me kazmë.

Vendet me nivelin më të lartë të të punësuarve që punojnë ndenjur brenda BE-së janë Holanda (55%), Gjermania (54%) dhe Luksemburgu (52%).

Kurse Spanja (43%) me Rumaninë (36%) dalin në pah si vende me numër relativisht më të lartë të të punësuarve që i kryejnë detyrat në punë duke qëndruar në këmbë.

Sipas Eurostat-it vendet me raport të lartë të të punësuarve në punë që kërkojnë shumë mund, janë Greqia me 22% dhe Polonia me 16%./ trt

OPINIONE