51 të prekur nga fruthi, ISHP bën apel: Vaksinoni fëmijët!

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se për periudhën 1 Janar- 05 Shkurt tw këtij viti numri i të prekurve me fruth nw vend është 51 persona.

Sipas ISHP, grupmosha më e prekur është nën 2 vjeç, rreth 45.1% të rasteve të konfirmuara dhe pjesa më e madhe e rasteve të konfirmuara i përkasin qytetit të Tiranës.

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se vazhdon vaksinimi sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit për personat në moshën 1 dhe 5 vjeç.

Po ashtu edhe vaksinime të tjera që i përkasin fëmijëve të prapambetur në vaksinim, të rriturve të pavaksinuar ose me një dozë, komunitetit rom, si edhe të gjithë personave që kanë qenë në kontakt me persona të dyshuar apo të sëmurë me fruth.

“Instituti i Shëndetit Publik ju bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit dhe udhëzimeve të ISHP-së për grupet që janë më të rrezikuara. Jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit që nuk janë vaksinuar ndaj fruthit apo nuk kanë marrë dy doza të vaksinës, duhet të vaksinohen”- bën apel ISHP.

Vaksinimi ndaj fruthit është mbrojtja më e mirë për parandaluar fruthin dhe komplikacionet që vijnë prej tij.

Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më i rëndësishëm vaksinimi, për të parandaluar përhapjen e fruthit.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne