53 të infektuar me koronavirus 24 orët e fundit

ISHP ka konfirmuar 53 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve te fundit, një shifër e cila po rritet ndjeshëm nga dita në ditë.

Zonat më problematike janë në Tiranë, Shkodër dhe Krujë, qytete të cilat kanë numrin më të madh të rasteve aktive.

Mësohet se 26 raste janë në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Krujë, 4 në Vlorë, nga 3 në Fier dhe Pogradec, nga 2 në Kukës dhe Lezhë dhe një rast në Durrës.

Sipas ISHP, vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor, duke përfshirë dhe moshat e reja 30-40 vjeç.

Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 63 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne