8 janari, dita kur aleatët u tërhoqën nga Galipoli

8 janar 1916. Sot për historinë e Perandorisë osmane, është dita kur forcat aleate u tërhoqën tërësisht nga brigjet e gadishullit të Galipolit, duke i dhënë fund një përpjekjeje shkatërrimtare të pushtimit të Perandorisë Osmane. Fushata luftarake në Galipoli rezultoi në 250,000 viktima për Aleatët, një numër tepër i lartë dhe me pasoja katastrofike për komandën ushtarake britaneze. Si rezultat i drejtpërdrejtë i dështimit, Winston Churchill dha dorëheqjen nga posti i tij si admiral i parë i flotës ushtarake mbreterore duke rënë në një pozicion të ulët të kabinetit anglez./Ottoman Imperial Archives/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne