8 marsi si feste komuniste, Islami dhe festa e grave

Dr. Olsi Jazexhi tregon ne videon me larte mbi historine komuniste te 8 marsit, dites se grave. 8 marsi eshte feste publike ne stanet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe origjina e saj eshte anti-amerikane dhe anti-kapitaliste.
Ne videon mbi 8 marsin, origjinen dhe qendrimin e Islamit lidhur kete dite, historiani thote se kjo feste nuk ka lidhje me islamin dhe nuk eshte feste nderkombetare. Ai tregon sesi Islami e sheh ceshtjen e gruas dhe sesi ne vendet e Azise, Lindjes se Mesme, Amerike etj popujt dhe kulturat e tjera kane dite te tjera per festen e grave dhe jo 8 marsin. Kryesisht kjo dite festohet ne vendet ish komuniste ku hyn edhe Shqiperia.

Origjina e saj fillon me protesten per te drejtat e grave ne SHBA bere nga partia socialiste amerikane qe zhvilloi ne 28 shkurt 1909. Me vone kjo proteste u pasua nga protesta te tjera ne Perendim qe u organizuan nga levizjet dhe partite majtiste, qe ne thelb ishin anti amerikane dhe anti imperialiste. Kjo feste nuk festohet ne SHBA, Kanada dhe shume vende te tjera. Ai tregon sesi levizjet feministe te diteve tona mundohen ta rrembejne 8 marsin dhe ta kthejne ne dite per levizjet lezbike, anti-grua etj. Ne video tregohet mbi te drejtat qe Islami i dha grave dhe diskriminim qe Kisha Katolike i ka dhene grave historikisht. Ne Islam gruaja ka te drejta qe grate perendimore i gezuan vetem ne shekullin e XX.

Dita e 8 marsit u themelua si e tille nga Vladimir Ilic Lenin ne Bashkimin Sovjetik ne vitin 1965, kohe kur u be edhe feste zyrtare. Aktualish kjo feste festohet ne vende si Afganistani, Armenia, Azerbaixhani, Burkina Faso, Angola, Kamboxhia, Kina, Kuba, Gjeorgjia, Kazakistani, Laos, Madegaskar, Moldavi, Nepal, Mongoli, Ugande, Taxhikistan, Rusi, Vietnam, Ugande, dhe Zambia. Megjithate vende te ndryshme te botes kane data te ndryshme qe i kane dedikuar gruas.

Lidhur me qendrimin ndaj te drejtave te grave ne Shqiperi, historiani thote se komuniteti qe u ka dhene me shume te drejta grave shqiptare ka qene ai musliman. Ne krishterim gruaja nuk eshte trajtuar me te drejta te barabarta me burrin. Kjo ka qene edhe nje nga arsyet se pse grate nuk kane zhvilluar protesta ne boten islame, por i kane zhvilluar ato ne Perendim, ne te cilin jane diskriminuar ne mase deri ne shekullin e 20-te. Historiani permend edhe nje liber te shkrimtares Fatmira Musaj qe dokumenton se grate qe kane pasur me shume te drejta ne Shqiperi nga viti 1912 deri ne vitet 30, kane qene pikerisht grate muslimane shqiptare. Arsyeja ishte sheriati islam i cili u jepte te drejta grave qe te kishin pasuri, trashegimi, te drejten per te ndare burrin e tyre, te drejta qe kisha ortodokse edhe katolike nuk ja jepnin gruas. Cdokush qe eshte i interesuar te dije me shume mbi diskriminimin ndaj gruas shqiptare mund te lexoje Kanunin e Leke Dukagjinit. Historiani thote se dhe kryeministri Rama i cili pretendon se eshte katolik, sipas fese se tij nuk duhet ta ndaje gruan sepse martesa ne krishterim behet vetem nje here ne jete.

Historiani flet ne video edhe mbi mashtrimet e perendimoreve dhe islamofobeve te cilet me ane te disa fotove qe kryesisht tregojne gra te veshura me burka dhe te marra nga vende si Afganistani, mundohen qe te mashtrojne masat e gjera te njerezve. Kjo eshte njelloj si te marresh shembull disa loke dhe drane me citiane nga Mirdita dhe te pretendosh qe keto jane gra perendimore.

Bota islame eshte shume here me perpara lidhur me emancipimin e gruas sesa bota perendimore. Historiani permend edhe te drejten per te votuar e cila ju dha grave muslimane shume me perpara sesa grave perendimore. Madje edhe ne vende si Shqiperia dhe Azerbaixhani, grate kishin te drejte per te votuar shume me heret sesa grate ne Perendim, si psh ne Zvicer ku gruaja e mori te drejten per te votuar vetem pas vitit 1971. Historiani permend edhe te drejtat e medha dhe zhvillimin qe moren grate ne Bashkimin Sovjetik, ku ne shume raste moren edhe pozita drejtuese.

Perkunder kesaj, historiani permend si shembull Ameriken e sotme ku deri ne kete moment nuk eshte zgjedhur as edhe nje grua e vetme presidente. Madje ne boten islame shume gra kane qene edhe kryeministre, si ne Pakistan, Turqi dhe Bangladesh, madje kane qene edhe gra me shami. Historiani kujton edhe shembullin fisnik te ish kryeministres Tansuciller, e cila ne vitin 1997, kur vendi jone kercenohej nga futja e ushtrise greke, i doli ne krah popullit shqiptar dhe kercenoni ashper shtetin grek.

Historiani permend edhe gruan ne lashtesi ku ne vende si Greqia, gruaja konsiderohej si kafshe dhe perdorej vetem per seks. Me ardhjen e Islamit, gruaja mori te drejta dhe zhvillim revolucionar. Ne Kuran, Allahu e ka permendur gruan si te lidhur shume ngushte me burrin pasi fillimisht u krijua nga brinja e tij, e beri prehje per burrin dhe shkak per shumimin e qenies njerezore. Historiani permend edhe levizjet e ndryshme perendimore dhe organizatat e tyre te cilat statusin e gruas ne boten islame si grua, nene, edukatore, duan ta demonizojne, ta kthejne gruan ne burre, trans, lesbige, dhe si perfundim ta shkaterrojne ate duke e kthyer ne nje monster. Gruaja ne islam eshte nje familjare qe perkujdeset per familjen e saj, kurse organizatat e ndryshme dhe OJQ-te perendimore kerkojne qe ta shkaterrojne duke e bere te vetme, pa burre, te divorcuar, beqare dhe pa femije.

Historiani permend edhe statusin social te gruas ne Islam ku permend te drejten per te marre pjese ne vendimarrjen neper mexhliset (kuvendet) e asaj kohe, marrjen pjese ne luftera sikurse sot grate ne ushrine e NATO-s dhe faktin se ato ishin gjithmone pjese e pandalshme e komunitetit.

Ketu permend edhe luften e gruas muslimane shqiptare per arsim dhe punesim. Permend me keqardhje edhe faktin se me gruan shqiptare abuzohet shume neper institucionet ku ajo punesohet. Permend edhe diskriminimin e gruas muslimane per mos punesimin e saj per shkak te shamise dhe permend edhe te krishteret protestante qe ne shume institucione shtetereore promovojne dhe japin cmime jo per gruan muslimane por per homoseksualet dhe grate e tjera. Historiani permend edhe mungesen e organizmit te muslimaneve dhe perdorimin e tyre nga politika.

Historiani flet edhe per te drejtat qe islami i jep gruas dhe pozicionin e saj ne familje perballe burrit. Gruaja mund te punoje sikurse burri por pergjegjesia me e madhe per pune bie mbi burrin per faktin se ai eshte me i fuqishem. Gruaja eshte amaneti i shtepise, gjeja me e shenjte qe ka burri por gruaja nuk duhet bere kurre burre ose lezbige.

Dr Olsi Jazexhi e mbyll duke qortuar ata qe sulmojne hoxhallaret per deklaratat e tyre kunder festes se 8 marsit. Ai riperserit se kjo feste eshte nje feste me orgjine komuniste, e themeluar ne Bashkimin Sovjetik ndersa shume vende te ndryshme te botes kane caktuar per gruan dite te tjera. Historiani thote se sot jetojme ne demokraci dhe shume njerez kane opinione te ndryshme dhe nuk e festojne kete dite, ashtu sikurse ka edhe bindje dhe besime te ndryshme. Selamu alejkum ue rrahmetullah.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne