Bota

95% e palestinezëve i nënshtrohen torturës

Klubi i të Burgosurve Palestinezë ka deklaruar se 95 për qind e palestinezëve të arrestuar nga forcat pushtuese, i janë nënshtruar dhunës fizike dhe psikologjike.

Klubi i të Burgosurve Palestinezë ka deklaruar se 95 për qind e palestinezëve të arrestuar nga forcat pushtuese, i janë nënshtruar dhunës fizike dhe psikologjike.

Klubi i të Burgosurve ka transmetuar deklaratat e banorëve të Beyt Ummer të El Khalilit; 17 vjeçarit Mehdi Ebu Marya, 16 vjeçarit Kusar Ebu Marya, 17 vjeçarit Hattab Ebu Marya dhe 16 vjeçarit Rakan Ebu Marya.

Katër të rinjtë palestinez treguan se janë rrahur për vdekje pasi u arrestuan nga forcat pushtuese me 14 shtator.

Ata deklaruan se ushtarët pushtues i kanë goditur me shkelma, me grushta dhe me pjesët e pasme të pushkëve dhe se janë rrahur deri sa janë dërguar në Kampin Hebre Kiryat Arba.

Njëri nga të rinjët i cili tha se si pasoj e goditjeve, iu janë formuar plagë nëpër trup, tregoi se oficeri pushtues i kishte bërtitur atij gjatë marrjes në pyetje.

Klubi i të Burgosurve Palestinezë njoftoi se edhe 15-vjeçari Ahmed Dali, banor i fshatit Bedu në veriperëndim të Jeruzalemit, gjithashtu iu nënshtrua tortururës së forcave pushtuese.

Klubi i të Burgosurve deklaroi se ishte rrahur fëmija i arrestuar nga forcat pushtuese gjatë konflikteve të 21 shtatorit.

Klubi i të Burgosurve gjithashtu tha se 17-vjeçari Mohammed Et-Tiyti, banor i kampit El-Arrub ishte rrahur rëndë pasi ishte arrestuar me 18 shtator.

Qendra e Informacioneve e Palestinës./ Rast Haber

OPINIONE