Emisioni IMPAKT

A do te perfundoje Ilir Meta sikur kryeministri Mosadegh i Iranit?

Ne videon me siper te emisionit Impakt Dr. Olsi Jazexhi debaton me analistet Gjergji Thanasi dhe Xhaferr Sadiku mbi perplasjen me te fundit ndermjet presidentit Ilir Meta dhe bandes se ambasadoreve euro-amerikane ne Tirane, te cilet po organizojne nje grusht shteti kunder demokracise shqiptare. Bisedohet mbi sovranitetin kombetar shqiptar, postin e presidentit, sulmin e ‘nderkombetareve’ euro-amerikan kunder pavaresise se Shqiperise dhe servilizmin e politikaneve dhe mediave shqiptare ne shitjen e lirise dhe pamvaresise te Shqiperise ndaj amerikaneve.

Presidenti Ilir Meta krahasohet me kryeministrin iranian Mohamed Mosadegh i cili u rrezua nga pushteti nga amerikanet pasi i rezistoi nderhyrjes amerikane ne punet e brendshme te Iranit. Shqiperia e sotme krahasohet me Shqiperine e vitit 1914 ne kohen e Princ Vidit kur Fuqite e Evropes e trajtonin Shqiperine dhe shqiptaret si nje koloni te Evropes. Flitet mbi Charge D’affair-in e Amerikes ne Tirane Leyla Moses, ambasadorin e BE-se ne Tirane Luigi Soreca dhe videon skandaloze qe presidenti Meta i ka leshuar mediave. Kritikohen edhe mediat servile te Tiranes sikur News 24 me Sokol Ballen, Opinioni i Blendi Fevziut etj te cilet kane frike te mbrojne sovranitetin kombetar te Shqiperise dhe i servilosen amerikaneve.

 

OPINIONE