A e shpeton Bektashizmin krijimi i Shtetit Bektashi?

Nga Ledian Cikalleshi

Perpara se ti japim pergjigje kesaj pyetje, le te beje nje veshtrim historik te bektashizmit.

1. Peripecite dhe mbyllja e tarikatit Bektashi ne Turqi

Njëra prej ngjarjeve më me rëndësi të shekullit XIX është ngritja dhe suspendimi i jeniçerëve në vitin 1826 e konsideruar si Vaka-i Hajrije (Ngjarje e shenuar) dhe mbyllja e të gjitha teqeve bektashiane në Shtetin Osman. Prishja e raporteve ndërmjet formacionit jeniçer dhe Shtetit Osman, mëvetësimi i Pashallëkut të Janinës në krye me Ali Pashë Tepelenën dhe mbyllja e teqeve bektashiane në qendrat e Shtetit Osman pas periudhës së Sulltan Mahmudit II, do të ndikojnë që një numër i madh i baballarëve bektashi të shpërngulen në Shqipëri dhe Shqipëria të bëhet parajsë e bektashinjve.
Tarikati Bektashi prej vitit 1827 e deri në vitin 1925 ka vepruar në formë gjysmë-ilegale, me përjashtim të periudhës së Abdylhamitit II, i cili ka qenë mjaft i afërt me grupin e Dedebaballarëve të Tarikatit Bektashi. Më 22 tetor të vitit 1923, Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë shpall Republikën, ndërsa Mustafa Qemal shpallet kryetar i parë i tij. Ataturku ndërmori reforma radikale politike, sociale, ekonomike e kulturore, për ta modernizuar Turqinë nga prapambetja shekullore. Keto reforma nuk u pranuan lehte, sidomos nga qarqet fetare sufiste atje, te cilat nuk e kishin mirepritur abrogimin e Kalifatit dhe reformat e tjera. Rebelimi i Shejh Saidit kundër Ataturkut dhe politikave të tij, i cili u zhvillua në rajonin e Anadollit Lindor, beri qe me pas shuarjes se rrebelimit, parlamenti te nxirrte dekretin e datës 2 shtator 1925 ku u vendos mbyllja e tarikateve, teqeve dhe zavijeve në Turqi. Pronat e tarikateve u shtetezuan, konfiskuan nga shteti dhe kleriket u nxorren jasht pa pune dhe status.

2. Sali Nijazi Dede

Veprimi i plotë ilegal i bektashive dhe mbyllja e kryegjyshatës, pikerisht i Teqesë së Haxhi Bektash Veliut në Turqi, fillon prej vitit 1925. Atëherë kryegjyshi bektashi, Salih Nijazi Dede (me origjinë shqiptare), kaloi në Shqipëri dhe me ndihmën e shtetit të atëhershëm dhe mbretit e vazhdoi aktivitetin e tij në Shqipëri. Po kush ishte Kryegjyshi i fundit Bektashi ne Turqi?
Salih Nijazi Dede, lindi në Starje të Kolonjës më 1876. Në moshën 20 vjeçare, filloi studimet fetare në teqenë e Haxhi Bektash Veliut, duke u njohur me doktrinën bektashiane. Në vitin 1897 u pranua myhib dhe u vesh dervish prej Kryegjyshit Haxhi Fejzi Dedej dhe më 1899 u bë myxhyret. Më 1916 ndërron jetë Haxhi Fejzi Dedei dhe në vend të tij Këshilli Gjyshnor i Kryegjyshatës, emëron në postin më të lartë të Pirit, Sali Njazi Dedein, i cili e kreu si detyrë deri më 1925, kur Ataturku me ligj ndaloi te gjitha tarikatet dhe teqete, si dhe mbylli teqet bektashanie në Turqi. Kongresi III bektashian, në vitin 1929 do të merrte vendim që qendra e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane të vendosej në Shqipëri, dhe Kryegjysh të vazhdonte të ishte Sali Njazi Dedei. Më 28 nëntor të vitit 1941, Sali Nijazi Dedein i hynë në shtëpi për ta vjedhur, dhe e qëlluan për vdekje bashkë me dervishin Aziz Levanin.

3. Sfidat e Bektashizmit ne Shqiperi

Shpallja e Kryegjyshatës Bektashiane si Boterore kishte lidhje me Salih Nijazi Deden si Kryegjyshi i fundit Bektashi ne Turqi. Kur ai erdhi ne Shqiperi dhe e shpalli Kryegjyshate Boterore, normalisht askush nuk e njohu si te tille. Tarikati Bektashi ka qene nje realitet brenda Perandorise Osmane dhe nuk ka bektashinj pertej kufijve te saj. Duke mos e njohur Turqia si te tille, nuk e njeh askush per te tille. Sot Kryegjyshata Bektashiane, nga Turqia njihet si Komuniteti Bektashian i Shqiperise. Praktikisht Kryegjyshata nuk ka juridiksion pertej kufijve te Shqiperise. Sali Nijazi Dede e kishte statusin e nje kryegjyshi boteror legjitim pasi ne Perandorine Osmane ishte zgjedhur nga perfaqesuesit e kohes. Por konfirmimi i tij ne Shqiperi dhe zgjedhja pas tij e Kryegjyshit nga Këshilli Gjyshnor i Kryegjyshatës, behet vetem nga klerike vendas dhe nuk ka perfaqesues nga ndonje vend tjeter. Nese do te ndodhte qe te vinin perfaqesues nga Turqia apo vendet e tjera, nuk besoj se Kryegjyshi Boteror do te mund te zgjidhej shqiptar.

Prandaj mendoj se dhenia e nje statusi te vecante Kryegjyshates Bektashiane nuk i siguron ndonje privilegj per tu njohur nderkombetarisht si “Boterore” nga vendet ku ka bektashinj. Arsyeja qe Kryeministri lancoi publikisht ishte per shkak se eshte ne rrezik shuarje, e cila tregon qe ky komunitet perballet me sfida te medha. Personalisht e njoh mire Bektshizmin dhe e di qe keto sfida jane te brendshme, brenda komunitetit dhe nuk kane ndonje ndikim te madh nga jasht, te cilat mund te zgjidhen me dhenien e nje statusi te vecante.
Sfidat kryesore te Bektashizmit ne Shqiperi me te cilat perballet aktualisht jane dy: Vazhdimesia e Klerikeve dhe paqartesia e doktrines.
Duke qene se per tu bere Dervish Bektashi eshte kusht te qenurit “myxhyret”, pra celibat, i pamartuar, nje kusht i tille e ka veshtiresuar rekrutimin e klerikeve te rinj. Edhe ata pak qe jane rekrutuar, jo gjithmone kane pasur arsimin perkates laik dhe fetar. Kjo sepse historikisht nuk ka pasur ndonje shkolle teologjike ku mesojne kandidatet per dervish apo klerik fetare bektashian. Muhibet dhe dervishet jane edukuar nga Babai prane te cilit kane sherbyer. Nese ai ka qene i ditur, i ka edukuar, nese ai ska pasur dituri, atehere nuk kane pasur ndonje mundesi edukimi diku tjeter. Po te mendosh shkeputjen qe i beri komunizmi feve ne Shqiperi, mund te meret me mend gjendja.
Sfida e dyte eshte ajo e qartesise se doktrines. Ende sot nuk ka ndonje liber qe te shpjegoje qofte klerikeve, qofte besimtareve se cfare duhet te besojne dhe lidhja e bektashizmit me Islamin. I vetmi burim mbetet vepra “Misticizma islame dhe bektashizma” e Baba Rexhebit. Por edhe ajo per shumicen nuk eshte e kuptueshme, madje edhe per vete kleriket. Praktikisht njerezit besojne si duan ata, pra ne gjysmepaganizem. Duke mos pasur edhe nje gjuhe komunikimi me te rinjte per tua shpjeguar doktrinen, normalisht nuk ka vazhdimesi te doktrines.
Sidomos pas deklarateve qe ne shtetit e ri Bektashi do perdoret alkoli, grate nuk do te mbulohen etj. tregojne qe ka nje paqartesi te doktrines. Keto paqartesi dhe deklarata nuk e ndihmojne per tu njohur nderkombetarisht si perfaqesues i bektashinjve neper bote.
Prandaj, kam qene skeptik nese krijimi i shtetit Bektashi apo dhenia e nje statusi te vecante ketij komuniteti, do te zgjidhe sfidat qe realisht ky komunitet ka./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne