A është gati “Marrëveshja e Shekullit”?

Gazeta libaneze Al-Ahbar publikoi disa informacione të cilat thuhet se janë të përfshira në të ashtuquajturin planin e paqes për Lindjen e Mesme të presidentit amerikan Donald Trump, Marrëveshja e Shekullit.

Sipas kësaj, Jordania do të pranojë 1 milion palestinez me shtetësi arabe. Aktualisht, në Jordani jetojnë 200 mijë palestinez. Por nuk janë dhënë detaje në lidhje me atë se ku jetojnë 800 palestinezët e tjerë. sipas planit, Libani duhet të japë shtetësinë për 450 mijë palestinezë. Libani nuk u ka dhënë shtetësi eri më tani shumicës së palestinezëve që kishin ardhur si azilkërkues në vitin 1948.

Tokat jordaneze do t’i shiten Izraelit

Po ashtu sipas planit, Jordania duhet t’ia dhuroj Izraelit rajonet El Bakura dhe El Gamr. Në këmbim të kësaj, do të marrë tokë nga Arabia Saudite të njëjtën madhësi.

Sipas planit, parashihet që Bregu Perëndimor do të qeveriset nga një konfederatë që do të krijohet me pjesëmarrjen e Jordanisë, Autoritetit Palestinez dhe Administratës Civile të Izraelit.

Ndihmë prej 110 miliard dollar për Jordanin dhe Egjiptin

Së fundmi, pritet që Egjipti të lejojë punëtorët palestinez të hyjnë në veri të Sina-s. Në këmbim, shuma e parave që Egjipti do të marrë është 65 miliard dollar. Regjimi jordanez do të pajiset me 45 miliard dollar ndihma në këmbim të tokës.

Sipas planit të përgatitur, ndihma për Jordanin dhe Egjiptin do të përdoret për projekte të ndryshme.

Burimi : Tasnim News Agency / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne