A ka ekzekutuar Maryam Rajavi muxhahedinin Mahmud Barismi?

Ne daten 11 dhjetor 2023 gazetari investigativ iranian Alireza Niknam ka njoftuar ne profilin e tij se grupi terrorist i muxhahedineve te Maryam Rajavit qe strehohet ka eleminuar fizikisht nje tjeter anetar te tij, te quajtur Mahmud Barismi.

postimi ne tweeter i gazetarit Alireza Niknam

Sipas gazetarit pretendohet qe Barismi kerkonte të largohej nga grupi dhe per kete edhe i kishte shkruar letra familjes së tij fshehurazi, te cileve u tregonte vendimin e tij se donte të arratisej.

Sikur ka ndodhur edhe ne raste te tjera, autori pretendon qe muxhahedinet, nuk lejuan autoritetet shqiptare qe të kryenin autopsinë e vdekjes se ketij muxhahedini.

Gazetarja Ilda Hoxha e portalit faktoje.al te sponsorizuar nga USAID-i dhe instituti East West Management Institute (EWMI) do ishte mire qe te hetonte kete lajm dhe te tregoje nese organizata muxhahedine e Maryam Rajavit ka gisht ne vdekjen e Mahmud Barismit dhe nese autoritetet shqiptare kane arritur qe te bejne autopsine e muxhahedinit te vdekur. / impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne