A mendon Zoti Balla se politika e vendeve të zhvilluara funksionon me miqësi?!

Vendimi i Parlamentit të Holandës për rikthimin e vizave me Shqipërinë, ka çoroditur krejtësisht përfaqësuesit e lartë të qeverisë dhe PS. Reagimet e tyre gjatë ditës së sotme kanë qënë nga më të ndryshmet dhe kundërshtuese edhe me vetë njëra-tjetrën.

Ka patur akuza pa fund ndaj holandezëve si racistë, euroskeptikë etj, për të arritur kulmin te “gjetja” e Taulant Ballës i cili u shpreh sot se ky vendim u mor nga “shoqnia e kreut të opozitës Lulzim Basha”.

Kuptohet që asnjëri prej njerëzve të Ramës nuk përmend arsyet reale të këtij vendimi, që lidhen me krimin e organizuar dhe mafian shqiptare, e cila dihet botërisht që i ka fijet e lidhura me qeverinë socialiste të Tiranës.

Ndaj kësaj situatë sa absurde aq edhe komike, ka reaguar nënkryetari i PD Edi Paloka, i cili ka ironizuar hidhur Taulant Ballën:

“Tani duhet ta ndajne mendjen ; deputetet hollandez ose jane raciste sic thote “kryeideologu” i “rilindjes” ose jane shoqni e Bashes sic thote “kryeintegratori” i tyre i cili integrimin duket se e ka patur trendin e jetes qe ne rinine e tij…”.

S.XH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne