Pirro Prifti
Në zgjedhjet e ardhëshme Parlamentare të 25 Prillit poppulli do të votojë për kandidatët që do të paraqesin Partitë. Më interesante në këto votime janë kandidaturat e vetvendosjes së Kosovës dhe kandidaturat groteske të Opozitës së Bashkuar që janë hedhur përsëri në sulm për tu rikandiduar në Parlamentin e ardhshëm duke harruar se ç`kanë bërë në të kaluarën parlamentare të tyre. Atyre nuk u bëhet shumë vonë për gabimet , shkeljet ligjore, korrupsionin, dëmet që u kanë bërë partive të mëdha me pjesmarrjen e tyre në pushtet, duke u dëmtuar rëndë Programet e partive të mëdha.
Pak fjalë për fytyrat groteske politike në përgjithësi.
Dihet që principet bazë të realizmit grotesk është degradimi, përbuzja për atë që është abstrakte shpirtërore, fisnike dhe ideale. Në këtë realitet grotesk si ai shqiptar ngjason shumë me teatrot ku njerëzit e ulur për të bërë sehir kundërshtarët të cilët përqeshin njëri tjetrin dhe armitë e njëri tjetrit duke qeshur me çdo dobësi, difekt ose fizik apo mendor që kanë ata duke u vendosur nofka kundërshtarëve nofka të cilat egzagjerojnë difektet e tyre.
Pse janë groteske disa `fytyra` drejtuese të partive të vogla opozitare por edhe ato që janë afër të majtës qeverisëse?
Michael Foucault ne leksionet e tij për `Anormalen`në kolegjin e Francës në vitin 1975, identifikoi figurën e groteskes si një figurë qëndrore apo një `ingranazh` i cili është pjesë e qënësishme e mekanizmit të pushtetit. Foucault shkruan: `Unë po e quaj grotesk faktin që për shkak të statusit të tyre, një ligjërim ose një individ, mund të ketë efekte të fuqisë që cilësitë e tyre të brendshme duhet t’i skualifikojnë ata të kenë.”.
Çuditërisht shumë pak komentues të skenarit aktual politik kanë shkuar në idenë se figura e groteskut, në fakt, po priste në pragun e formacioneve tona politike. Ndoshta potenciali i plotë i Fihurës groteske politike, u fsheh nga diagnostikimi i gabuar i karakterit të vetë pushtetit politik.
Ka tre tipare kryesore nje figurë groteske politike:
Së pari, grotesku si pikë transferimi midis fuqisë sovrane dhe teknikave të normalizimit mund dhe mundëson vrasjen.
Së dyti, parodizon të vërtetën në atë që në vend të gënjeshtrave të drejtpërdrejta, prodhon “dyshe” të së vërtetës që është e vështirë të zhvendosen. Këto dyshe nuk përballen aq shumë me të vërtetën sa krijojnë devijime.
Së treti, prodhon të qeshura, por ndryshe nga roli i të qeshurit në Bakhtin (satirik rus) i cili krijon një trup politik mbi trupin organik përmes parodisë, këtu e qeshura mund të jetë vetë mjeti përmes të cilit pushteti që lëviz midis sovranitetit të neveritshëm dhe autoritetit qesharak, zbardhet përmes shfaqjeve të përhapura e talljes (Techniques of Poëer and the Rise of the Grotesque – Reinventing PeaceReinventing Peace (tufts.edu)).
Ashtu sikundër thotë Johny Depp se `të qënët një celebritet në Hollivood është diçka Groteske` (Johnny Depp Says Being a Hollyëood Celebrity is Grotesque | Neës Break), ashtu dhe disa figura të Partive të Koalicionit Opozitar, dhe të vetë Opozitës janë bërë figura groteske me çfaqjen e tyre herë pas here me vënd e pavënd në mediat tv, linket , dhe në mediat shkruara kur recitojnë fjalët e drejtuesve të tyre apo të Puparo-s, i cili tjerr fijet e merimangës për të kapur apo prishur çdo gjë të mirë të ndërtuar nga kundërshtarët e tyre.
Po të rikthehemi sërish në vëndin tonë, do të shohim se fytyra groteske më e spikatur që rikandidon duke u përpjekur ti mbushë mëndjen popullit se është i domosdëshëm në qeverinë e ardhshme të koalicionit opozitar (nëse fiton zgjedhjet) është `filosofi` Ndoka, i cili me batutat e tij plot gafa ze vëndin e parë në `Hollivudin` e Politikës shqiptare sipas Johny Depp. Por fytyra të tjera të konsumuara groteske janë shumë në rradhët e këtij koalicioni, fytyra të cilat përpiqen të rihyjnë në Hollivudin politik shqiptar për të drejtuar Shqipërinë, e cila nuk ka ka fare nevojë për ta por ndoshta ka nevojë për ti vendosur si aktorë në Portokalli apo dhe në ndonjë vënd tjetër më serioz si hoteli pa pagesë.
Fytyra groteske të tilla të konsumuara e të përdorura aq shumë sa po të ishte një person që i ka mbetur sado pak ndërgjegje do ti duhej të futej 7 pashë nën dhe (dhe jo të rikandidonte), ka dhe Maxhoranca e sotme, drejtuesi i së cilës po bën çmos që të vendosë njerëz jo groteskë, por me integritet.
Pëprplasja midis kandidatëve groteske dhe atyre me integritet në Shqipëri është 30 vjeçare dhe në çdo rast paradoksalisht kanë fituar fytyrat groteske të cilat e kanë shpënë Shqipërine në rrugë të gabuar.
Madje dhe sot të dy grupimet politike po përpiqen të vene figura me integritet, ka shumë mundësi që nëse do të vijë në pushtet koalcioni opozitar, atëhere do të vazhdojë sëmundja e vjetër politike ku fytyrat e lodhura e të konsumuara groteske do ti shohim përsëri në drejtim dhe rezultati do të jetë katastrofik për Shqipërinë, sidomos nëse në këtë koalicion opozitar hipotetik fitues do të përfshihet edhe partia e Presidentit më grotesk që ka parë ndonjëherë Shqipëria dhe Ballkani së bashku me kryetaren-bashkëshorte të tij.
Shpresojmë që këto 40 ditet e fundit para zgjedhjeve Koalicioni opozitar të mos bazohet të fytyrat e urryera dhe groteske të së kaluarës por ti shmangë sa më shumë të jetë e mundur në mënyrë që të ketë mundësi fitoreje.
Duke lënë mënjanë Programin e tyre politik, i cili në fakt nuk është program politik, por një program hakmarrje personale politike e puparo-s, shpresojmë që programi politik i maxhorancës ti përmbahet realitetit dhe nëse fiton, të krijojë mundësinë të hapë negociatat me BE, sepse kështu Shqipëria e mbushur me Groteskë politikë, nuk shpëton dot prej tyre, dhe ndoshta as Kosova, e për pasojë do të ngelemi ashtu si thotë `Hollivudiani Ndoka`: …Ai që është i varfër, nuk është i pasur….