Abuzim seksual me nxënëse të mitura, shkolla dhe policia fshehin skandalin

Ish0kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e një nxënëse që tregon për një tjetër skandal dhe abuzime me minorene, këtë radhë në Selenicë.

Berisha thotë se po ndodhi përdhunime dhe prostitucion me nxënëse të shkollës 9-vjeçare dhe nga ana tjetër deklaron se krimi po fshihet.

Nxënësja që shkruan në mesazhin e saj se ngjarja ka ndodhur tre javë më parë, ku dy vajza të klasës së shtatë u abuzuan jashtë shkollës dhe se një nga viktimat i ka treguar familjes.

STATUSI I BERISHËS

Përdhunime dhe prostitucion me nxënëset e mitura të shkollës!

Denoncohen përdhunime dhe prostitucion të nxënëseve të shkollës 9-vjeçare Selenicë dhe fshehje e krimit nga narkozyrtarët e Kakistokracisë.
Lexoni mesazhin rrëqethës të nxënëses dixhitale! sb

Përshëndetje i nderuar z Sali Berisha. Jam nxënëse e shkollës 9-vjeçare të Selenicës në rrethin e Vlorës. Po ju shkruaj për një skandal të rëndë abuzimi me dy shoqe të mia nxënëse të shkollës që ka ndodhur tek ne para tre javësh dhe drejtorja është përpjekur ta fshehë ngjarjen. Abuzimi nuk u krye në shkollë por jashtë saj me dy vajza të klasës time të shtatë kur luanin në shtëpinë e njërës prej vajzave, e cila jeton me gjyshen sepse e ëma është në Greqi.

Jo kjo por vajza tjetër u tregoi prindërve se diçka i kishte ndodhur te shtëpia e shoqes kur një çun i rritur me tatuazh në dorë kishte abuzuar me ato të dyja.

Këtu flitet se vajza që jeton me gjyshen ka të përsëritur histori të njëjta biles edhe më të rënda se ato që kanë ndodhur me vajzën në shkollën e Kavajës. Më në fund pasi u bë problem dhe e mori vesh gjithë shkolla se drejtorja, një socialiste e thekur po fshihte skandalin ajo ose prindërit e njërës vajzë kanë denoncuar ngjarjen e rëndë në policinë e Vlorës, këtë më tha vet njëra nga vajzat se policia i dinë të gjitha. Edhe në këtë raste flitet se për njërën vajzë ekziston gjithashtu një video erotike.

Me gjithë këtë deri sot policia nuk ka marrë asnjë masë ndaj përdhunuesit por as ndaj drejtores dhe psikologes që donin të mbyllin skandalin. Unë ju shkruajta ju me besim se do të bëni publik këtë skandal që kërkojnë ta mbyllin por ju lutem më ruani anonimatin. Unë dhe tani nuk po flas me adresën time po me një adresë false sepse kam shumë frikë.

Berisha Fb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne