Aeroporti i Kukësit jepet me koncesion, shpallet gara

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur garën për dhënien me koncesion/Partneritet Publik Privat të Aeroportit të Kukësit.

Palët e interesuara do të mund të dorëzojnë ofertat e tyre Brenda datës 10 dhjetor të këtij vit.

Pas kësaj datë, MIE do të mbledhë ofertat e mbërritura pranë Agjencisë së Prokurimit Publik për të bërë më pas edhe vlerësimin e tyre.

Fituesi do të operojë me një kontratë koncesionare të formës BOT.

Vënia në punë e këtij aeroporti është edhe një ndër prioritetet e qeverisë, shkruan scan.tv.

Aeroporti i Kukësit i është dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civili në vitin 2006, ku do të jetë nën varësinë e tij deri në vënien e tij në punë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne