Afganistan, mbi 20 pjesëtarë të sigurisë të vrarë në një sulm të talebanëve

Mbi 20 pjesëtarë të sigurisë afgane janë vrarë në një sulm të armatosur nga militantët talibanë të cilët janë infiltruar brenda forcave të sigurisë në provincën Zabul.

Zëdhënësi i Zyrës së Guvernatorit të Provincës Zabul, Islam Siyal, tha për AA se gjashtë militantë talebanë kanë arritur të infiltrohen brenda forcave të sigurisë, duke kryer një sulm të armatosur në një post policor.

Siyal konfirmoi se ka të vdekur në mesin e forcave të sigurisë, por shtoi që numri i saktë ende nuk përfundimtar.

Nga ana tjetër, Ata Xhan Hakbajan, kryetari i Këshillit Shura në Zabul, tha se nga sulmi jetën kanë humbur mbi 20 pjesëtarë të sigurisë.

Ai tha se pas sulmit, agresorët kanë marrë armët nga posti dhe janë larguar.

Ndërkohë, militantët talebanë ende nuk janë prononcuar në lidhje me sulmin./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne