Bota

Afganistan, rrëzohet një helikopter me forca speciale

Një helikopter që transportonte forcat speciale afgane është rrëzuar në rajonin Perwan në afërsi të kryeqytetit të Afganistanit, Kabul.

Zëdhënësja e zyrës së guvernatorit të rajonit Perwan, Vahida Shahkar, tha se helikopteri i cili transportonte forcat speciale afgane është rrëzuar në fshatin Mandi Kul, në zonën Koh Safi të Perwar-it.

Duke bërë të ditur se nuk kanë informacione se sa persona kanë vdekur apo janë plagosur nga 8 pjesëtarët e sigurisë të përbërë nga ushtarë dhe policë që ndodheshin në helikopterin e rrëzuar, Shahkar tha se helikopteri është rrëzuar për shkak të një defekti teknik.

Ndërkohë talebanët kanë pretenduar se helikopteri është rrëzuar nga organizata.

Rreth dy javë më parë një helikopter tjetër ushtarak u rrëzua në rajonin Farah në perëndim të vendit.

Burimi: AA

OPINIONE