Agjencia e OKB-së: Irani po i përmbahet marrëveshjes bërthamore të 2015

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha se aktivitetet e Iranit mbesin në kufijtë e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

Marrëveshja ishte arritur mes Teheranit dhe fuqive botërore, mirëpo Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqen nga ajo dhe të rivendosin sanksionet ndaj Iranit.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara tha se monitoruesit e aktiviteteve bërthamore të Iranit, thanë në një raport, se ky vend vazhdon t’i përmbahet limiteve të pasurimit të uraniumit, në përputhje me marrëveshjen.

Sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, Irani kufizoi në mënyrë të konsiderueshme programin e tij bërthamor, në këmbim të lehtësimit nga sanksionet ekonomike ndërkombëtare.

Raportet mes ShBA-së dhe Iranit janë përshkallëzuar që kur presidenti i ShBA-së, Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja e rëndësishme bërthamore e vitit 2015 me Teheranin dhe rivendosi sanksionet e hequra në bazë të kësaj marrëveshje.

Presidenti Trump kishte thënë se marrëveshja ishte e mangët pasi nuk përfshinte kufizimet në zhvillimin e raketave balistike të Iranit apo ndikimin në islamik në Siri, Jemen, Liban dhe Irak.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo , ka thënë se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Irani të sillet si shtet normal.

“Ne po drejtojmë çdo ditë një sërë politikash që shpresojmë se do t’ia arrijnë kësaj, dhe kur të arrihet, e gjithë Lindja e Mesme dhe në të vërtetë bota do të jenë një vend më i sigurt” ka thënë sekretari Pompeo.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne