Agjenti i CIA-s rrëfen në shtrat të vdekjes: ‘Ne shpërthyem ndërtesën e tretë më 11 shtator pas kullave binjake’

Agjenti 79-vjeçar në pension i CIA-s, Malcom Howard, ka bërë një sërë pretendimesh të habitshme që kur u lirua nga spitali në Nju Xhersi të premten duke iu thënë se ai ka edhe disa javë jetë. Z. Howard pretendon se ishte i përfshirë në “shkatërrimin e kontrolluar” të Qendrës Botërore të Tregtisë 7, ndërtesa e tretë që u shkatërrua më 9 shtator.

Z. Howard, i cili ka punuar për CIA-n për 36 vjet si operativ, pretendon se është marrë nga agjentët e lartë të CIA-s për të punuar në projekt për shkak të sfondit të tij inxhinierik dhe karrierës së hershme në biznesin e shkatërrimit të kontrolluar.

I trajnuar si inxhinier civil, z. Howard u bë një ekspert eksplozivësh pasi u përzgjodh nga CIA në fillim të viteve 1980. Z. Howard thotë se ka përvojë të gjerë në mbjelljen e eksplozivëve si në artikuj të vegjël si ndezësit e cigareve, ashtu edhe në zona të mëdha si “ndërtesat 80 katëshe”.

79-vjeçari nga Nju Xhersi thotë se ka punuar në operacionin e CIA-s të quajtur “shekulli i ri”, midis majit të vitit 1997 dhe shtatorit të vitit 2001, gjatë një kohe kur ai thotë se CIA “ende merrte urdhra nga lart.” Ai ishte pjesë e një qelize prej 4 punonjësish të ngarkuar për të siguruar që prishja të ishte e suksesshme.

Z. Howard thotë se operacioni i World Trade Centre 7 është unik në mesin e shkatërrimeve të tij, pasi është (vetë)prishja e vetme për të cilin “duhej të pretendonim se nuk ishte një (vetë)prishje”. Ai pretendon se nuk kishte asnjë problem të mashtronte në atë kohë, sepse “kur je patriot, nuk e vë në dyshim motivimin e CIA-s ose Shtëpisë së Bardhë. Ti supozon se qëllimi më i madh është për një të mirë më të madhe. Ata zgjedhin njerëz të mirë, besnikë si unë, që më thyhet zemra kur i dëgjoj të flasin gënjeshtrat e tyre.”

Por ai pranon se tani, ndërsa sheh pas, “diçka nuk shkonte.”

“Asnjë e mirë nuk ka ardhur nga kjo. Kjo nuk është Amerika që kemi parashikuar.”

Duke shpjeguar se si u shemb ndërtesa, z. Howard thotë, “Ishte një shkatërrim klasik i kontrolluar me eksplozivë. Ne kemi përdorur materiale të përbëra ultra-fine nanotermite të klasës ushtarake si eksplozivë. Pjesa e vështirë ishte të fusje në ndërtesë mijëra paund eksplozivë, siguresa dhe mekanizma të ndezjes pa shkaktuar shumë shqetësime. Por pothuajse çdo zyrë e vetme në ndërtesën 7 ishte marrë me qera nga CIA, Shërbimi Sekret ose ushtria, gjë që e bëri më të lehtë”.

Z. Howard shpjegon se WTC 7 ishte “e ngarkuar me eksplozivë në vende strategjike” në muajin që ndodhej dita që ndryshoi rrjedhën e historisë amerikane. Më 11 shtator, ndërsa kullat e Veriut dhe Jugut ishin djegur, siguresat u ndezën në World Trade Center 7, dhe shpërthimet nanotermite rrënuan ndërtesën, duke shkatërruar strukturën e çelikut, duke prishur përforcimet, dhe duke lënë zjarret e zyrave të merreshin me pjesën tjetër të ndërtesës.

Qendra Botërore e Tregtisë 7 u rrënua në orën 5:20, shtatë orë pas shkatërrimit të Kullës 1 dhe 2. Ndërtesa që binte me shpejtësinë e rënies së lirë tronditi dëshmitarët, duke marrë parasysh se ajo hasi zero rezistencë teksa binte.

Z. Howard dhe kolegët e tij e kishin bërë mirë punën e tyre.

“Kur ndërtesa u rrëzua, ishte një emocion i madh. Gjithçka shkoi saktësisht siç ishte planifikuar. Ishte aq e qetë. Të gjithë u evakuuan. Askush nuk u lëndua në WTC 7. Ne ishim duke festuar. Vazhdonim të rishihnim momentet e prishjes, kishim uiski dhe puro, dhe pastaj papritmas ndodhi gjëja më e çuditshme. Ne të gjithë filluam të shqetësoheshim se mos ajo dukej pak si shumë e qetë. Ne e pamë dhe e ripamë disa herë kasetën dhe filluam të bëheshim paranojakë. Ajo dukej si një prishje e kontrolluar. Menduam dreqin, njerëzit do ta vënë në pikëpyetje këtë. Dhe pastaj dëgjuam që njerëzit nga rruga raportonin se dëgjuan shpërthimet gjatë pasdites. Kur na u tha se BBC dështoi në raportin e saj dhe njoftoi për botën që ndërtesa u shemb 20 minuta para se të shembej vërtetë … në atë moment vërtetë menduan se e hëngrëm.”

https://youtu.be/ltP2t9nq9fI

Sipas raportit zyrtar të 11 shtatorit të lëshuar nga qeveria, WTC 7 u rrëzua për shkak të “zjarreve të pakontrolluara” që ishin shkaktuar nga mbetjet që binin nga WTC 1 dhe 2, të cilat ishin goditur nga avionët e pasagjerëve. Nëse raporti zyrtar do të ishte i vërtetë, WTC 7 do të ishte ndërtesa e parë e lartë në botë që rrëzohej për shkak të zjarreve të pakontrolluara, dhe rrokaqielli i vetëm prej çeliku në botë që do të ishte “përpirë nga dheu”, për shkak të “zjarreve të zyrave”.

Howard dhe kolegët e tij kishin frikë se publiku do të shihte përmes narrativës zyrtare dhe do të ngrihej kundër qeverisë, duke kërkuar të thuhej e vërteta.

“Kishte kaq shumë boshllëqe, kaq shumë dëshmi të lëna pas. Ne menduam se publiku do të kuptonte gjithçka. Menduam se do të kishte një kryengritje publike që media nuk mund ta shpërfillte. Ata do të financonin hetimet dhe do të kërkonin të dinin pse po gënjeheshin. Ne menduam se do të gjenin përbërje kimike në zonë, që do të provonte se ndërtesa u hodh në erë.

“Menduam se do të kishte një revolucion. Do të shkonte deri lart, tek Presidenti Bush. Ai do të tërhiqej nga Shtëpia e Bardhë.

“Por asnjë nga këto nuk ndodhi. Pothuajse askush nuk pyeti asgjë. Media ua mbylli gojën të gjithë atyre që guxuan të vinin në pikëpyetje atë çfarë iu tha.”

Ndiqni paratë

Z. Howard pretendon se nuk ka “njohuri të drejtpërdrejta” për shkatërrimin e Kullave të Veriut dhe Jugut të Qendrës Botërore të Tregtisë, duke shpjeguar se “operacionet e CIA-s janë shumë specifike” dhe se është e zakonshme të punosh në një projekt më të madh, ndërkohë të kuptosh vetëm një pjesë të vogël të enigmës.

Por ai ka disa këshilla për hetuesit që kërkojnë të kuptojnë të gjithë enigmën dhe të gjejnë se kush qëndron pas sulmit më shkatërrues në tokën amerikane në histori.

“Ndiqni paratë.”

“Kur doni të kuptoni se kush është pas diçkaje, thjesht ndiqni paratë. Shikoni tregtitë e bëra pak para 11 shtatorit. Këta janë djemtë që e dinin se çfarë po vinte. Bijtë e agjentëve të CIA-s, zyrtarë të qeverisë. Të afërmit e njerëzve më të fuqishëm në Amerikë. Cheney, Rumsfeld. Të gjithë u pasuruan. Nuk ishin vetëm kontratat që u dhanë miqve të tyre në biznesin e ndërtimit, luftërat dhe rryshfetet”.

“Ishte tregti e brendshme.”

Shumë vende duke përfshirë Britaninë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë dhe Monakon nisën hetimet e tregtisë së brendëshme pas sulmeve të 11 shtatorit, duke besuar se nëse ata mund të provonin se operativët e Al-Kaedës kishin përfituar në tregun e aksioneve, atëherë ata mund të provonin se organizata terroriste ishte pas sulmeve.

Dhe të gjitha provat treguan për tregtinë e rëndë të brendshme rreth 11 shtatorit.

Ministri i jashtëm italian, Antonio Martino, tha: “Unë mendoj se ka shtete dhe organizata terroriste prapa spekullimeve në tregjet ndërkombëtare.” Presidenti i bankës qendrore gjermane, Ernst Welteke, tha se kërkuesit e tij kishin gjetur “prova pothuajse të pakundërshtueshme të tregtisë së brendëshme”.

Edhe CNN raportoi se rregullatorët po shihnin “shenja gjithnjë e më të qarta” se dikush “manipulonte tregjet financiare përpara sulmit terrorist me shpresën që të përfitonte nga ai”.

Z. Howard thotë se një studim serioz se kush ka përfituar në tregun e aksioneve nga 11 shtatori do të “thyente zemrën e oligarkisë në Amerikë”.

“Ka vetëm një organizatë që përfshin të gjithë botën, dhe më lejoni t’ju them tani, nuk është dhe kurrë nuk ka qenë al-Kaeda”.

Është CIA.

“Nuk mund të ketë kurrë një hetim të vërtetë. E gjithë qeveria e hijes, ashtu siç i quani tani, janë të implikuar”.

79-vjeçari, duke kaluar javët e fundit në shtëpi, tha se ai nuk pret që të merret në paraburgim pas rrëfimit të tij, sepse “atëherë ata do të duhet t’i shkojnë nga pas gjithë të tjerëve. Ata do të përdorin mediat për të më sulmuar. Ata janë të gjithë në listën e pagave për të fshehur gjithçka rreth 11 shtatorit”.

Baxter Dmitry

/ © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne