Aida Hajnaj sot do të marri detyrën si drejtuesja e BKH, ambasada e SHBA: Gur i rëndësishëm!

Aida Hajnaj do të marri sot detyrën si drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ambasada e SHBA në Shqipëri e ka cilësuar këtë hap si një gur të rëndësishëm jo vetëm për sistemin e drejtësisë por edhe për gratë në rolet drejtuese.

Postimi i ambasadës amerikane:

Sot, zj. Aida Hajnaj, merr detyrën si drejtuesja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky është një gur i rëndësishëm kilometrik, jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese.

Në përputhje me kërkesat e ligjit shqiptar, Hajnaj përfundoi një program trajnimi posacërisht të krijuar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal (ICITAP) në Shqipëri, të fokusuar në procesin përzgjedhës të hetuesve të BKH, në etikën profesionale në BKH, në procedurat e disiplinës në BKH,

në përdorimin e forcës dhe armëve të zjarrit nga BKH, rregulloren mbi përdorimin e poligrafit në BKH, në marrëdhëniet e BKH me Policinë e Shtetit dhe mbi rolin vëzhgues të Komisionit Ndërkombëtar të BKH.

Ne përgëzojmë Shqipërinë për marrjen e një hapi më tej drejt drejtësisë që shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne