Akar: Marrëveshja Greqi-Egjipt nuk ka asnjë efekt juridik

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Yaşar Güler realizuan të hënën një vizitë zyrtare në Libi.

Pas bisedimeve të ndara me Kryeministrin Fayez al-Sarraj, ministrin e Brendshëm Fathi Bashagha dhe Kryetarin e Këshillit Suprem të Shtetit Libian Khaled al Mashri, Akar doli para mediave për të vlerësuar vizitën.

“Ne jemi këtu me ftesë të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA), e cila është e njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB). Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë vëllezërve tanë Libianë në ditë pikëllimi dhe gëzimi. Ne do të vazhdojmë të bëjmë të gjitha përpjekjet tona të mundshme për unitetin, sigurinë e Libisë dhe prosperitetin e popullit libian”,- u dha ministri Akar gazetarëve.

Duke iu referuar shkeljeve të kryera nga udhëheqësi i forcave të armatosura të paligjshme në lindje të Libisë. Khalifa Haftar, ministri Akar bëri këtë vlerësim:

Ne jemi në anën e duhur. Ne mbështesim një qeveri të njohur nga OKB-ja; ne mbështesim si integritetin territorial, ashtu edhe unitetin politik të Libisë. Ne përpiqemi që populli këtu të jetojë i qetë dhe i sigurt. Po bëjmë përpjekje që armëpushimi të jetë i përhershëm. Të gjithë po e shohin se çfarë po bën pala e kundërt. Të gjithë duhet të dinë se çfarë ka ndodhur në Tarhuna dhe çfarë domethënie kanë varret masive atje, duhet kuptuar mirë se kush mbështet dhe kë mbështet”.

Në lidhje me aktivitetet e Turqisë në Mesdheun Lindor, ministri tha se Turqia vazhdon punimet e saj për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të vetes dhe vëllezërve të saj në Qipro dhe këtë,- vijoi ministri, Turqia e bën plotësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Akar deklaroi se marrëveshja për “zonën ekskluzive ekonomike” midis Greqisë dhe Egjiptit nuk ka asnjë efekt juridik./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne