Akar: Patrullimet e përbashkëta turko-ruse do të jenë edhe më të dobishme

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se patrullimet e përbashkëta turko-ruse në ditët e ardhshme do të jenë edhe më të suksesshme dhe të dobishme.

Ministru turk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me rendin e ditës në programin “Talk to Al Jazeera” të kanalit Al Jazeera.

Ai tha se patrullimet e përbashkëta turke dhe ruse, që realizohen në kuadër të memorandumit të arritur më 22 tetor në Soçi ndërmjet Turqisë dhe Rusisë, janë të rëndësishme për të parë nga afër zhvillimet e fundit në veri të Sirisë dhe në ditët në vijim ato do të jenë edhe më të suksesshme dhe të dobishme.

Akar rikujtoi se Rusinë kanë rënë dakord për të nxjerrë nga rajoni organizatën separatiste terroriste PKK dhe fraksionin e saj në Siri, YPG si dhe derivate të ndryshme të tyre në këtë rajon.

“Në ngjarjet e fundit shohim si rezultat i punimeve të bëra deri më sot se në rajon vazhdojnë provokimet dhe disa elemente janë akoma në rajon”, tha ministri turk.

Për të nxjerrë plotësisht këto grupe terroriste vazhdojnë kontaktet me rusët, tha Akar dhe shtoi: “Vazhdojmë përpjekjet për të siguruar plotësisht armëpushimin në mënyrë që të sillet paqja dhe siguria në rajon, për kthimin në jetën normale të të gjithëve, dhe për të jetuar në tokat dhe shtëpitë e tyre. Në këto çështje jemi duke vazhduar në vendet e caktuara duke bërë koordinimin e nevojshëm me rusët”.

Ai tha gjithashtu se kanë biseduar me rusët që krahas patrullimeve të përbashkëta turko-ruse mund të ngrihen edhe disa pika shtesë vrojtimi dhe kjo temë do të qartësohet në ditët në vijim./Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne