Akar: Rusia dhe Amerika nuk kanë siguruar tërheqjen e terroristëve nga kufiri i Turqisë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se organizata separatiste terroriste PKK dhe fraksioni i saj në Siri, PYD nuk është tërhequr ende nga rajonet që duhet të tërhiqeshin (nga kufiri i Turqisë).

Ministri Akar iu përgjigj pyetjeve të Becky Anderson në lidhje me rendin e ditës në programin e transmetuar në “CNN International”.

Akar iu përgjigj pyetjeve të Anderson në lidhje me operacionin “Burimi i Paqes”, që Turqia ndërmerr ndaj organizatës terroriste YPG/PKK në verilindje të Sirisë dhe theksoi se Turqia respekton unitetin politik dhe territorial të Sirisë dhe të gjitha vendeve fqinje.

“Duke realizuar këtë operacion (Burimi i Paqes) ne nuk bëjmë asnjë pushtim, ndërhyrje ose gjë tjetër. Këtu ne realizojmë një operacion vetëm kundër organizatave terroriste”, tha Akar.

“Edhe Rusia, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës premtuan se do të nxjerrin YPG/PKK-në nga këto rajone. Por ende ka shumë shkelje të bëra nga ana e terroristëve dhe ne jemi duke u përpjekur kundër kësaj. Kurse në të njëjtën kohë duke bashkëpunuar me Rusinë dhe Amerikën, kërkojmë nga këto vende që të nxjerrin YPG/PKK-në nga rajonet në fjalë”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne