Akar: Turqia e gatshme t’i mbrojë interesat e saj në Detin Egje, Mesdhe dhe Detin e Zi

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar bëri të ditur se janë duke vazhduar me punime për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të Turqisë në Detin Egje, Mesdheun Lindor dhe Detin e Zi.

Hulusi Akar, shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke gjeneralarmate Yasar Guler dhe komandantët e forcave nga avioni i Forcave Ajrore Turke për Paralajmërim të Hershëm dhe Kontroll monitoruan stërvitjet ushtarake “Vatani i Kaltër”.

Akar në Qendrën e Komandimit dhe Kontrollit të Stërvitjeve në Komandën e Forcave Detare u informua nga njësitë pjesëmarrëse në këtë stërvitje dhe të cilëve u urojë suksese, ndërsa më pas së bashku me komandantët u nis me avionin e Forcave Ajrore.

Ministri i Mbrojtjes së bashku me komandantët ishte në avionin e quajtur “Perëndim” (Batı), i cili ishte në detyrë në kuadër të stërvitjeve, ku u informua në lidhje me aktivitetet.

Ai dha disa urdhra prej këtu dhe më pas me anë të radiolidhjes iu drejtua pjesëmarrësve në stërvitjen “Vatani i Kaltër”. Duke vënë në dukje se stërvitja po vazhdon me sukses të madh, ministri Akar i përgëzoi të gjithë pjesëmarrësit.

Akar tha se në saje të kësaj stërvitjeje Forcat Detare patën rastin të tregojnë fuqinë e tyre, ndërsa shtoi se rezultatet janë të kënaqshme dhe se stërvitja është mjaftë e suksesshme.

“Ne vazhdojmë t’i përmbushim të gjitha detyrat tona në përgjithësi për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të vendit tonë në Detin Egje, Mesdheun Lindor dhe Detin e Zi”, bëri të ditur Akar.

Stërvitja “Vatani i Kaltër”, që është stërvitja më e madhe në historinë e Republikës, ku marrin pjesë 103 luftanije, është duke u zhvilluar mes datave 2-5 mars njëkohësisht në Detin e Zi, Mesdhe dhe Detin Egje./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne